Kombëtarja e Panuçit prek fundin, turpërohemi dhe përballë Ukrainës

3 Qershor 2018, 17:51Sport TEMA

Performanca turpëruese e Kombëtares shqiptare ka vijuar dhe në miqësoren e sotme të luajtur në Evian të Francës kundër Ukrainës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian, Kristian Panuçi, pas humbjes turpëruese të marrë në miqësoren e parë kundër Kosovës, të njëjtën gjë ka përsëritur dhe në takimin e sotëm përballë Ukrainës duke humbur me rezultatin e thellë 4-1.

Edhe në miqësoren e sotme u vu re një ekip që nuk shfaq asnjë dëshirë për të fituar, ku loja është krejtësisht skandaloze dhe reparti më i turpshëm është mbrojtja.

Një repart tërëisht katastrofik që i dha mundësinë sulmuesve Ukrainës të dhuronin spektakël dhe të shënon tre gola.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Andri Shevçenko arriti që të mbyllë ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar tre gola.

I pari që hapi serine e golave për ukrainasit ishte Konoplianka në minutën e 31-të, ndërsa në të 36-tën dhe të 45-tën Jarmolenko shënoi një dopietë duke i mbyllur 45 minutat e parë me shifrat 3-0.

Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë raste pavarsisht tentativave të bëra nga të dyja ekipet, por që ishin të pa rrezikshme për portierët Berisha dhe Lunin.

Reagimi i Shqipërisë erdhi në minutë 87-të me anë të Emanuele Ndojit që shënoi golin e nderit, por Ukraina u përgjigj vetëm pas një minute me anë të Konoplyanka që vulosi shifrat në 1-4.

Në këtë mënyrë Shqipëra merr një tjetër disfatë të rëndë që na kthen pas në kohë në një ekip që kundërshtarët talleshin me ne!

Kliko KËTU për të ndjekur të gjithë rastet e ndeshjes. (TemA)

 

6 komente në “Kombëtarja e Panuçit prek fundin, turpërohemi dhe përballë Ukrainës”

  1. funderrinat e FSHF says:

    Kombetarja me e keqe ne 25 vitet e fundit. Duka na shkaterroi kampionatin dhe tani na shkaterroi dhe kombetaren. Lojtare pa pike deshire.Trainier qe nuk ka idene per asgje.

  2. Panuci Panuci ,

    pse Panuci luan ne fushe ?
    thuaj qe aq e kane takatin hibritat dhe .

    lojtare hibrit – tifoza hibrit

  3. Kellira says:

    S’merrej vesht se per cfare kishin dale ne fushe.
    Uroj qe te jete akoma ne faze eksperimenti por si hallve e ftohte po me duket…

  4. The Red Lice says:

    Kombetaren nuk e kemi pasur asnjehere mire. Mos genjeni veten ne Europianin. Kampionati eshte ne nivelet me te larta. E vetmja skuader qe po nderon shqiperine keto vite ne arenen nderkombetare eshte Skenderbeu. Por mbeturinat e Byrose duan ta shkaterrojne kete arritje te vetme te futbollit shqiptar.

  5. Jam Europian nga Mongolia says:

    Pajtohem me komentin me siper. Me lojtare hibride nuk behet futboll. Vijne nga nje pellg gjenetik shume inferior me rrenje te thella mongole-selxhuke. Plus qe feja e tyre bie direkt ne kundershtim me ndjenjat nacionaliste shqiptare. Le te shkojne te luajne per kalifatin ne Siri.

  6. shushica says:

    Nga menyra se si i pesuam golat ,kam idene qe kemi te bejme me nje kundervenie ndaj Panucit .Qofsha i gabuar ,por lejimi i sulmuesve kundershtare pa asnje perplasje me duket e cuditeshme.Ndoshta don Duka do ta heqe Panucin ,ne se nuk i perputhen planet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje