Nga Fatjon Baze
Nuk është më ndonjë lajm i ri nëse themi se Kombëtarja Shqiptare e Futbollit shënoi humbjen e radhës.
As nëse themi që trajneri Kristian Panuçi ende nuk e ka marre veten nga të vjellat e avionit kur ka ardhur në Shqiperi.
Lajm i ri nuk mund të jetë as që Federata Shqiptare e Futbollit ka hyrë në një rruge ku edhe pse shihet humnera në horizont, drejtuesit e saj vijojne t’i japin si te çartur autobusit që ka brenda një ëndërr të madhe.
Lajm i ri sot është që shqiptarët i “presin” biletën trajnerit të kombëtares përpara se të hyjë në rangun e “perëndive” si shenjteria e tij Armando Duka qe veç Zoti mund ta rrëzoje.
Fati i Kristian Panuçit duhet të marrë një tjetër rrjedhe. Edhe pse mund të jete një ish-sportist apo teknik i mire, sot puna e tij demostroi qe nuk perputhet me ekipin shqiptar.
Jemi përpara një fakti ku kombëtaren shqiptare e ka kthyer në një ekip, ku ekipet kundërshtarët në vend që të impenjohen për të marrë me vështirësi fitoren, po i kthejnë takimet kundër nesh si seanca stërvitore.
Premtoi që sfida ndaj Kosovës duhet harruar dhe sot do të shihnim një ekip që do të tregonte se kush ishte.
Dhe në fakt e shikuam skuadrën e tij; një ekip që nuk di të bëjë asnjë aksion model; një ekip që fut ujë në çdo repart; një ekip që ecën në fushë; një ekip pa gritnë dhe dëshirë për të fituar; një ekip që në dy ndeshje ka pësuar plot shtatë gola.
Krisitan Panuçi tregoi që është një amator dhe jo një profesionist, ç’ka në mënyrë për të mbuluar turpin e këtyre dy humbjeve u largua në mes të konferencës duke u kontestuar ashpër nga tifozat kuqezi që ishin të pranishëm për të ndjekuar nga afër ndeshjen e përfaqësues sonë që i zhgënjeu të gjithë.
Panuçi ka zhdukur një numër të madh lojtarësh që bën të mundur një ëndërr historike dhe ka ftuar disa lojtarë që nuk po e kuptjnë ende se çfarë fanellë mbajnë mbi supe.
Me këto rezultate dhe me këtë lojë Kristian Panuçi duhet të nisë që sot të bëjë gati valixhen.
Ah, vetëm nëse ka një marrveshje me Armando Dukën për të bërë të tilla sfida që të përfitojnë ndonjë shumë parash; atëhere po e ka të sigurtë qëndrimin në stol!
ND FUTBOLL DHE POLITIKE KA VETEM INTERESA PARAJE .
I SHESIN NDESHJET DHE NDAJNE PARATE .
Eksperimente ben Duka me zgjedhjen e trajnereve,eksperimente bejne dhe trajneret.Po ca trajneri eshte panuci mor aman?
Ndeshje e shitur nga duka. Trajner amator qe duhet larguar urgjentisht
Keto jane punet e Dukes se DROGES….
Seshte falji I panucit. Kot flisni. Ne skemi lojtare
Fiks ashtu eshte. Shqiperia pati lojtare te lindur ne vitet 60-80. Pas 80 brezat qe linden ne pjesen dermuese ne vend te sportit moren boten ne sy dhe i hyn detit ne kembe. Ne vend te sportit u udhezuan te merren me krim dhe trafiqe. Qindra mijera te rinj u dogjen neper burgjet e botes ose luftuan per mbijetes ose u vrane. U bene ujq te njeri tjetrit dhe dele te serbve dhe grekve. Rrumpalla nuk u la shpresa. Tani brezat qe vijn do ta kene me mire
Me ata tradhetare te pafytyre lojtare (jo te gjithe ) qe ishin ne fushe, duhet te merret prokuroria e jo Panuci
Nuk ishte e qarte , Mavraj dhe disa te tjere, luanin me Ukrainen apo me Shqiperine ??
zoti ; Deshmitar y A nuk ishin keta lojtare qe na shpune ne Europian?
Aq e kane takatin.Mire keta po i shesin,po kush i blen ndeshjet miqesore me Shqiprine?
Cfar faji ka Panuci??? Ne me kta mbrojtesa kemi luajtur! Ai nuk vuri Berishen ne sulem e mavrajn ne port apo Hysajn ne sulem ! Fajin e kane vet lojtaret jane te pa motivuar vene ne grumbullim pa deshir. Lojtaret e rinj kur duhen provuar??? Mbrojtesat tane rine si piramida ne fushe ! Futja pordhes kot