7 gola për dy ndeshje ! I pësoi vetëm Panuçi, apo edhe “Babuçi”..?

4 Qershor 2018, 14:10Sport TEMA

Në kohën e De Biazit, atëherë kur na bënë shiringën që gënjeshtra të na dukej si e vërtetë, këndonim, pa patur frikë nga bota, të bujshmen “ o sa mirë me qen shqiptar”.

Tani, në kohën e Panuçit,  ku zhgënjimi është ngjitur në altar, nëse do të kishim guxim që të këndonim prapë, teksti do të ishte kryekuput ironik.

Mrekullia e 7-të e Kombëtares ka mbërritur pas ndeshjes me Ukrainën, ku kuqezinjtë thyen rekordin me shifra, por më shumë rekordin e imoralitetit sportiv. 7 gola në dy ndeshje, dhe prapë , dukeshin sikur kishin oreks për të pësuar gola të tjerë…

Porta kuqezi është zmadhuar frikshëm, si me porosi , kurse lojtarët tanë kanë shkuar përtej ylberit me deformimin e thellë që i bënë edhe asaj loje që na kishte mbetur nga italiani i parafundit, De Biazi .

Një deformim spektakolar, tepër i dyshimtë për t’u pranuar se ka vetëm një emër dhe ai është trajneri Kristian Panuçi.

Ndaj edhe media e oborrit po tregon një zell patologjik, për të shkarkuar gjithë malin e fajit tek italiani , me frikën se mos akuza ngjitet deri tek zbuluesii tij  shqiptar, presidenti që fiton edhe kur humbasim.

Tek “arkitekti”i madh i pokerit me top,  që me stilin e tij  biologjik, nga njëra anë sulmon trajnerin me ushtrinë tij të paudhë, kurse në anën tjetër del si engjëll mbrojtës për të  shfajësuar trajnerin. Një film i vjetër, apo një teatër i vjetër që e shijuam me gjithë trajnerët e huaj..

Ndaj, kur pyesin tani, gjoja me zemër në dorë: do të mbetet apo do të largohet Panuçi, kjo nuk është gjë tjetër, veç  vazhdim i “projektit”.

Një projekt për të cilin duhen falenderuar për gjetjen, sepse shumica , kur erdhi Panuçi, kujtonin ndeshjet e mëdha me Milanin si futbollist, dhe as nuk e vrisnin se me debutuesin në stol do të ligjëronim gjëra të çuditshme   në fushë.

Pale kur mendon se kemi një ekip Kombëtar pa bosht etik, të cilit  nuk i dridhet qerpiku kur tradhëton publikun e vet, që  mbulon me flamuj të kuq turpet e tyre, e jo për një italian që, në fund të fundit, ka ardhur enkas, me fatin e fillestarit, për të na futur në epruvetë. Sigurisht, jo me kokën e tij… (Sfidanti.al)

2 komente në “7 gola për dy ndeshje ! I pësoi vetëm Panuçi, apo edhe “Babuçi”..?”

  1. Uo says:

    Mafia….fuck duka paluci

  2. "BOHOTINA" says:

    Shume i vertete ky konstatim. Faji komplet eshte i mashtruesit Duka, hajdutit te pa skrupuj dhe te vete postit te FSHF-se. Ky delenxhi i pa turp ndjell zagaret per te goditur trainerin dhe vete ben “engjellin”, duke fshehur djallin qe ka ne zemer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje