Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Sitit, akuza të forta ndaj Guardiolas: Është hakmarrës dhe racist me afrikanët

4 Qershor 2018, 20:30Sport TEMA

Duke folur për edicionin e ri të France Football, Yaya Toure ka bërë akuza të rënda drejt trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola.

Gjatë intervistës, Toure ka kërkuar të prishë mitin e Pep Guardiola-s. Ai beson se e ka bërë të vuajë duke e turpëruar.

Dukej sikur ai ishte xheloz, pasi më shihte si rival… sikur po i merrja qendrën e vëmendjes.

Ai më ka trajtuar shumë keq. Me të vërtetë mendoni se do të ishte sjellë kështu me Iniesta-n?

Në një pikë kam pyetur veten mos është për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Nuk jam i pari, edhe lojtarë të tjerë të Barça-s e kanë bërë këtë pyetje.

Mbase ne afrikanët nuk trajtohemi njësoj nga njerëz të caktuar.

Kur sheh se ai ka pasur probleme me lojtarët afrikanë kudo që ka qenë, krijoj dyshimet e mia.

Ai është shumë inteligjent për t’u kapur. Ai nuk do ta pranonte kurrë.

Por premtoj se ditën që ai do të fusë në fushë pesë afrikanë, do t’i dërgoj një tortë.

Përveç kësaj, Pep kërkon të dominojë dhe të ketë lojtarë që i binden duke i puthur dorën.

Nuk më pëlqen kjo marrëdhënie, unë e respektoj trajnerin por nuk është për mua.

Ai më vodhi lamtumirën te City, një klub me tifozë të bukur.”

1 komente në “Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Sitit, akuza të forta ndaj Guardiolas: Është hakmarrës dhe racist me afrikanët”

  1. I.Hoti says:

    Totalisht mashtrim ! Y.Torre ka pase renie me pare. Lojtare i mir e kapadai duke ndikuar per keq tek skuadra. Guardiola me ekipin e tij ‘qe i puthin doren’ ‘jo african’ kaloi 100 pike ne kampionatin me te forte, duke thyer rekorde. Pse me cdo kusht te fuse 5 afrikane????? Me lekuren e zeze a te bardhe do te besh politike! Po Sterling(Caribbean) i bardhe eshte qe ka luajtur pothuaj cdo ndeshje?SANE….Fernandinho,Mendy,Duhaney,Adarabioyo…..! Y.Torre eshte debuar nga Barcelona per mendesi te tilla. Ne londer mund te ‘fitosh’ disa pike per keto si lemoshe…..por jo per shume kohe ..te shtiresh si ‘viktime’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje