Futet për t’u larë tek liqeni i Farkës, mbytet 12-vjeçari

5 Qershor 2018, 15:11Kronika TEMA

Një 12-vjeçar është mbytur mesditën e sotme, në liqenin e Farkës.

Sipas policisë, paraprakisht mësohet se disa fëmijë kishin hyrë për tu larë dhe një prej tyre është mbytur.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur.

Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje