Tek Argjentina kanë zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për ta motivuar ekipin kombëtar për t’i shkuar deri në fund Botërorit të Rusisë.
Spoti i realizuar para Botërorit është mjaft i veçantë dhe mallëngjyes.
Ish-mbrojtësi i njohur i Argjentinës, Oskar Ruxheri, aktualisht trajner, është protagonisti kryesor i spotit para Botërorit për argjentinasit.
Në fushë, me një ombrellë në dorë, pasi bie shi, kampioni i botës në vitin 1986, interpreton një dialog plot emocione me publikun në shkallët e stadiumit.
I gjithë qëllimi është për të shtyrë Lionel Mesin me shokë për të fituar trofeun e Kupës së Botës. Për të mos u humbur…