Një shofer në Ohajo ka bërë një çmenduri që ka habitur të gjithë.
I bllokuar në rrugën e stërmbushur me vetura që prisnin në trafik, ai ndërmerr një veprim të frikshëm.
Shoferi ka ecur mbrapsht me makinë për më shumë se 1.6 km.
Kamerat e rrugës kanë filmuar shoferin i cili largohet nga autostrada e bllokuar në trafik në Canal Winchester, Ohio duke i dhënë makinës mbrapsht..
Për fat të mirë nuk raportohet për ndonjë aksident, pasi shoferët tjerë kur e shihnin gjestin e tij i lëshonin rrugën. (TemA)