Turqia ka ngritur në fluturim avionë luftarakë që kanë gjëmuar mbi hapësirën ajrore greke, teksa tensionet mes dy vendeve fqinje sa vijnë e rriten, edhe për shkak të lirimit nga paraburgimi të 8 oficerëve ushtarakë turq të përshkruar si tradhtarë nga Ankaraja zyrtare.
Formacione avionësh “F-16” fluturuan në lartësi të ulëta mbi ishujt e Egjeut për mbi 20 minuta gjatë së martës, mes kërcënimeve dhe akuzave me nota të larta të Turqisë ndaj Greqisë për strehimin, siç i konsiderojnë turqit, e terroristëve.
Ankaraja është zotuar të përndjekë komandot, që sipas saj morën pjesë në përpjekjen e dështuar për grusht shteti në korrik të vitit 2016, kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij.
“Është detyra dhe detyrimi ynë t’i gjejmë këta ushtarë puçistë kudo që ndodhen. T’i rrëmbejmë ata dhe t’i kthejmë në Turqi”, tha zv.kryeministri turk, Bekir Bozdag gjatë mbrëmjes së të hënës.
Ai kritikoi personalisht kryeministrin grek, Alexis Tsipras, për mosdorëzimin e ushtarëve në Turqi, pasi ata u arratisën dhe shkelën edhe hapësirën ajrore greke.
“Nga deklaratat e bëra në Greqi prej kryeministrit të tyre menjëherë pas puçit, ne krijuam opinion pozitiv se ata do të mund të ekstradoheshin në Turqi, – tha ai. – Ne menduam se Tsiprasi do ta mbante fjalën. Por, me kalimin e kohës kemi parë që autoritetet juridike të vendit helen janë mobilizuar në mbrojtje të tyre dhe këta puçistë nuk janë ekstraduar”.
Fati i 8 ushtarakëve ka qenë në duart e grekëve që kur ata befasuan autoritetet lokale greke duke ulur helikopterin e tyre në periferinë veriore të qytetit kufitar të Alexandroupolisit, një ditë pas dështimit të grushtit të shtetit.
Komandot mohojnë të kenë qenë pjesë e puçit, që la 250 të vdekur dhe mbi 2.000 të plagosur. Të hënën, autoritetet greke i nxorën nga paraburgimi ushtarakët turq, e tashmë pas skadimit të periudhës 18-mujore të procesit paragjyqësor, ata edhe mund të burgosen teksa aplikojnë për azil. Ata janë zhvendosur në vende “top sekret” nën mbrojtjen e policëve të armatosur deri në dhëmbë.(TCH)
Ik or diktator muti se le name
Perse valle eshte diktator?! Ka ndonje informacion se po e len popullin e tij pa ushqim sic e linte Enveri ose Kimi Korese. Mos ka ngritur gje kampe perqendrimi sic beri Enveri me shqiptaret. Apo po ja veshtirson jeten qytetareve te tij. Sic po ben qeveria aktuale shqiptare. Dhe mijera shqipare ne vit tentojne te braktisin Shqiperine. Ka 7 milion shqiptare ne Turqi dhe po shtohen perdite. Kurse Shqiperia po boshatiset perdite
Enverit t’i hash mune o Toni.
O cope bole me 2 sy, enveri iste nje idiot qe izoloi shqiptaret per 45 vite dhe i la pa buke 12 vite.
Nderkohe qe Erdogani ka bere te kunderten ne cdo aspket. Shihni punet tuaja o jevgjiter, mos u merrni me te tjeret.
Arnauti pa buk i tregon erdoganit qe udhehqe fuqi boterore, dhe e ka bere turqine shtet teper te fuqishem ekonomik dhe ushtarak, sesi te verpoje, nderkohe qe shqiperia eshte ne prag te shfarrosjes.
Avionet turq “gjemuan” mbi hapsiren airore greke !?!?
Jo me jo ! Vertet e kini ?
Erdogan po e perdor “Pucin” e stisur nga ai vete jo vetem per gjueti shtrigash brenda vendit ndaj kundershtareve te tij politike por edhe si kercenim ndaj vendeve ballkanike mes tyre Shqiperise dhe Kosoves por sidomos ndaj fqinjes se saj Greqise per vete problematiken historike ne mardheniet dypalshe. Eshte e cuditshme qe nje vend si Turqia qe pretendon te behet pjese e BE te kercenoje hapur shkeljen e traktateve nderkombetare per ndryshim kufijsh por edhe duke u shprehur hapur ne rrembimin e personave te cilesuar prej tyre si terroriste nderkohe qe gjykata e nje vendi demokratik si Greqia i le te lire pasi nuk vertetohet pretendimi i fqinjeve. Nje arrogance e tille tipike anadollake te le me goje hapur ne shekullin e 21te por duke ditur se ke te te besh me nje politikan fondamentalist,Autoritarist e pse jo me tendenca te forta diktatoriale-Islamiste c’do habi daravitet. Erdogani po kerkon ti imponohet rajonit qe dikur stergjyshet e tij e nenshtruan me zjarr e hekur per gati 500 vjet me rradhe nen masken e “vllazerimit”,historise se perbashket dhe “bashkjetses harmonike” nen Perandorine Osmane nderkohe qe popujt e nenshtruar perjetuan masakra,debime,shkaterrime,shtrengime ekonomike,pengmarrje dhe rrembime te qindra e mijera te rinjsh e te rejash qe u perdoren si placke lufte,qe u konvertuan dhe u kulturuan ne kazermat e ushtrise Anadllake kunder papujve nga ishin rrembyer dhunshem. Ishte pikerisht kjo katastrofe e gjitheaneshme qe i shty popujt e nenshtruar te ndriheshun shpeshhere ndaj fuqise me mnostruoze te kohes deri ne pavarsimin e tyre nga fundi i shekullit te 19 dhe fillimi i shekullit te 20-te kur e “semura e Bosforit” u teroq si bishe e plagosur ne Azine e Vogel. Sado ti hedhe sherbet historise se dhimbshe Ballkanike nen sundimin Turk Sulltani I sotem Erdogan nuk e heq dot hidhtesine qe u ka lene 500 vjet hallva Osmane. Sado ti mprehe dhembet Turqia e Erdoganit Ballkanin do ta shohe me dylbi pasi koha e Sulltaneve dhe Padishahit ka marre fund njehere e pergjithmone pasi do lindin serish Huniade,Kastriote e Vlad Tepesh qe do ua vene kufirin te thana e do i varin ne hunj endrat e tyre perandorake.
Genti je nje krye injorant me kete qe the… vetem te pjese qe the qe ” stergjyshet e erdogani i jane imponruar europes”, cfare idiot je???
Erdogani eshte gjeorgjian me prejardhje dhe gjeorgjiane shume pak kishte ne krye te perandporise osmane.
E kupton sa keq i ke perkufizimet e tua historike?
Erdogan = Diktator
Mos e ofendo mikun dhe byrazerin e Edvinit. Si skeni turp!
Alb-Nakba-sipas llogjikes tende Rama duhet te prishet me Erdoganin se ai eshte diktator?
Po sipas kesaj llogjike, eshte gabim qe Trump-i do takohet me shkurtabiqin e Korese se Veriut?
Besoj se je dakort me faktin qe Kim-i i Korese eshte diktator, para te cilit Erdogani mund te quhet nje shenjtor.
Edi Rama ben politike dhe nuk ka pse te prishet me askend per ideologjira. Persa kohe qe Erdogani apo te tjere udheheqes shtetesh bejne nje politike ne mbeshtetje te vendit tone, ne nuk kemi pune te perzihemi me punet e tyre te brendshme, pasi turqit apo te tjere popuj e dine vete se si i kollondrisin gjerat e tyre. Ke plot gjera per te cilat mund ta kritikosh Ramen, por jo per keto qe thoni ketu.
Bravo Greket qe nuk i dorzuat pilotet,lerini legenat e Kosoves te lepine bythen e Erdokarit se do ja shohin hairin.
O Laku , po mundou o babush dhe veje te punoje koken qe e ke te mbushur me kashte , greket kane nga mbrapa nje EU te tere qe u thot te bejne keshtu e te bejne ashtu , per tja thyer Erdokarit, se po te qe per Greket do ti dorzonin 8 ushtaraket turq sic bene me Ocalanin , kosovaret ke kane ?????? Asnje , bejne ceshte e mundur te mbijetojne , midis intriganteve europiane ………….
.. KETO PROVOJNE ME SE MIRE” UNITETIN “E MADH QE KANE VENDET ANTARE TE NATO –s , SI DHE “SERIOZITETIN” E KESAJ ORGANIZATE USHTARAKE pjese e se ciles eshte dhe Shqiperia , pamvaresisht se mund te bejne cope e therime njeri tjetrin “ne rast nevoje ” ..! PER SHQIPERINE ESHTE FITORJA ME E” MADHE HISTORIKE” , POR “PSE”– ne , NUK E DI ..! AJO QE DI ESHTE SE NE KUFIZOHEMI ME VENDET QE JANE NE NATO , OSE KANDIDATE PER TU FUTUR NE TE ..! PRA REZIKU ZERO , OSE I PLOTE PER KONFLIKTE PO TU REFEROHEMI KETYRE RRETHANAVE ..! .NESE EKZISTON O.K.B.- ja , mendoj se behen dy “nato “., me plot konflikte . URIME ..!
Te lumte or burr, ka edhe goxha shqiptar te zgjuar .
Keta derra shkaterruan krejtesisht ushtrine shqiptare dhe tani mburren se shqiperia eshte ne NATO, kur ne fakt ne nuk jemi as vasale aty, por me poshte… pa ushtri te forte shqiptare nuk ka ekzistence te kombit shqiptar