VIDEO: Grabitësit kërcënojnë me armë gazetaren në transmetim live, i vjedhin kamerën 15 mijë $

6 Qershor 2018, 18:27Lifestyle TEMA

Ky është momenti shokues kur një gazetare e një televizioni australian u ndalua nga grabitësit e maskuar të cilët i vjedhin një kamera që kushtonte 15 mijë dollarë.

Gazetarja dhe kameramani sapo kishin zhvilluar një lidhje direkte me studion televizive në lidhje me familjen mbretërore, kur u sulmuan nga grabitësit.

Reporterja Laurel Irving dhe kameramani Jimmy Cannon ndodheshin në Islington dhe po raportonin për emisionin e mëngjesit të Channel 7 kur dy njerëz të maskuar i sulmuan.

Madje njëri prej tyre i drejtoi edhe armën kameramanit duke e bërë të dorëzojë kamerën 15 mijë dollarëshe.

Dy grabitësit u larguan më pas me biçikletë. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje