Imazhet e pabesueshme tregojnë “fshatin e fantazmave” në Kinë, të pushtuar tërësisht nga bimët pasi të gjithë banorët e fshatit të vogël janë larguar për të gjetur punë në qytete të ndryshme.
Fshati Houtouwan në ishullin e Shengshan, në lindje të Shangait, dikur ishte një bashkësi e lulëzuar ku njerëzit kryesisht merreshin me peshkim.
Megjithatë, fshati u braktis në vitet 1990 ndërsa familjet u shpërngulën për perspektiva më të mira.
Tani fshati i mëparshëm është i mbuluar me gjelbërim të harlisur, duke tërhequr turistë të shumtë.
Rreth 900,000 fshatra në të gjithë Kinën janë braktisur ose shkatërruar që nga viti 2000 për shkak të urbanizimit. (TemA)
Askush dhe asgjë nuk i shpëton pushtimit dhe asimilimit. Rrokullisje pa bosht. Kjo është e vërteta e mos ekzistencës.Ekzistenca është e përkohshme, transformimi është i pandërprerë.
Univers Hiçi
Cfar gazetari !!! Pamje e pa-besueshme e fshatit pas ” zhdukjes se njerzimit ” ( edhe pse asht ne thojza ). Nganjehere, duhet me u duk interresat me budallalleqe. Pastaj thone : Pronaret ka 3-4 muaj qe s’na kan pagu rrogat . E kush ju paguan ju me kete nivel ?!!
Thjesht “Mbas ikjes banoreve” ka ma senc.
Like