Akuzat e "Babales", Donald Lu reagon pas takimit me Xhafajn: Faktet dhe provat të hetohen, policia të vijojë punën për kapjen e "kokave" të krimit

7 Qershor 2018, 14:56Politika TEMA

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Diplomati i lartë gjykon se policia duhet të vijojë punën pavarësisht akuzave ndaj ministrit.

Ai fton drejtësinë që të punojë në mënyrë të pavarur në bazë të provave dhe fakteve.

“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj.

Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur.

Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, tha Lu. (TemA)

 

3 komente në “Akuzat e “Babales”, Donald Lu reagon pas takimit me Xhafajn: Faktet dhe provat të hetohen, policia të vijojë punën për kapjen e “kokave” të krimit”

  1. Arber says:

    Shqiptaret e dijn po tregoja atyre qe humbasin kohe me kto gjera kur populli i ka votuar per te qen alternativ dhe jo alternativ bllokimi.

  2. hena says:

    Thuaja Bashes kte gje se na cau veshet gjithe kto kohe. Sa ishte ne bashki fjeti gjume. Tani qe u fut ne parlament e ka mendjen te dali live. As ai vet nuk e di se cfare po ben me veten e tij

  3. Alban Dega says:

    From:
    Date: May 21, 2018 at 9:14:02 AM EDT

    Propozim i Klubit Demokratik Shqiptaro- Amerikan

    DONALD LU E ROMANA VLLAHUTIN – NDERI KOMBIT !

    – Kontributi i tyre do te mbetet perjete midis nesh !

    – Krenare per ju Zj. Vllahutin e Z. Donald Lu !

    Donald Lu edhe pasi te iki nga Shqiperia ne misione te reja edhe me te rendesishme te diplomacise amerikane do te mbetet perjete ne mendjet dhe zemrat e 95 per qind te shqiptareve si Nderi Kombit !
    E dime qe nuk eshte nje titull qe jepet per personalitete te shquara te huaja!
    Po ashtu e dime mire se cdo ligj edhe ato te natyres e ato te shkencave te sakta, e jo me ato njerezore kane perjashtime!
    Aq me shume kane perjashtime rregullat burokratike shteterore!
    Pse !?
    Sepse si Z. Donald Lu edhe Zj. Romana Vllahutin e kane treguar qarte si kristali se pervec Amerikan e Evroperendimor shembullore jane edhe me shqiptare e atdhetare se gati gjysma ne mos me shume e klases politike shqiptare !
    Sic e kemi shkruar e deklaruar me dhjetra here, nuk mund te jesh as amerikan e as evroperendimor i mire pa qene edhe shqiptar i mire dhe
    anasjelltas !
    Pavaresisht nga feja, raca , kombesia, shtetesia, partia, ideologjia… njeriu mbi te gjitha duhet te jete njeri, njeri i mire !
    Ne emer te Klubit Demokrat Shqiptaro- Amerikan i propozojme kryetarit Gramoz Ruci, Kryesise dhe Kuvendit Popullit te Shqiperise tu akordoje me votim te hapur ne nje seance te jashtezakonshme ambasadorit te SHBA-se ne Shqiperi , Shkelqesise se tij Z. Donald Lu dhe ambasadores se Bashkimit Evropian ne Shqiperi , Shkelqesise se saj Z. Romana Vllahutin titullin Nderi i Kombit !
    Do te jete me teper ne Nderin e Kuvendit dhe Presidentit te Republikes se Shqiperise Z. Ilir Meta ta ndermarrin nje veprim te tille plus dekoraten me te larte qe u akordohet personaliteteve te shquara te huaja per kontrbutin e jashtezakonshem te tyre ne Reformat dhe Vetingun ne Drejtesi e Polici, ne Administraten Shteterore, per Dekriminalizimin dhe ate Elektorale qe eshte ne hapat e pare !
    Po ashtu i propozojme Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te Bashkise se Tiranes Zotit Erion Veliaj qe me votim te hapur ti jape titullin me te larte dhe Celesin e Bashkirs se Tiranes Qytetit Zotit Donald Lu dhe nje rruge te saj ti vihet emri i tij !
    Krenare per ju Romana Vllahutin e Donald Lu – nderi dhe emblema e demokracise dhe e kultit legjendar proamerikan e properendimor mbarekombetar shqiptar !
    A nuk ishin mbreterit e shtypit boteror “ The New York Times “ dhe CNN qe gjate vizites se ish – Presidentit amerikan Z. Xhorxh Bush ne Shqiperi se “ Presidenti amerikan eshte me i sigurte e mirepritur ne Tirane se ne Washington !”
    A nuk ishte babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora ai qe pese dite para se te shpallte ate deklaroi ne Rome e Bari se “ po te behej nje Referendum ne Shqiperi Rusvelti do te zgjidhej Kryetar i saj… ! “.
    Cdo koment do te ishte I tepert !
    Krenare per ju Romana Vllahutin e Donald Lu !
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa… !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike ….

    Ne emer te Klubit Demokratik
    Shqiptaro – Amerikan

    SEKRETARI KRYETARI

    PREL DEDA. ALBAN DEGA

    Nju Jork, me 21 maj 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje