Ndërpritet sërish seanca, Basha "ngujohet" në foltore: Dua të përballem me Ramën, hyni në Facebook

7 Qershor 2018, 11:43Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka penguar sërish punimet e seancës parlamentare.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka bërë thirrje disa herë për t’u ulur, por lideri i opozitës ka kërkuar që të vijojë fjalën përtej kohës së përcaktuar nga rregullorja.

Basha insiston që të ketë një përballje me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.

Kryeparlamentari i ka bërë me dije se përballja duhet bërë me djalog dhe jo me monolog duke ironizuar tentativën e Bashës për të folur.

Qëndrimi pa lëvizur përpara foltores, ka sjellë ndërprerjen e përkohshme ku sakaq opozita ka filluar transmetimin përmes rrjetit social Facebook. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje