Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Shkodër, pikërisht në lagjen “Partizani”.
Sipas “GSH”, banesa e një ish-shefi të Komisariatit Shkodër, Shyqyri Çela është sulmuar me granatë, rreth orës 03:00.
Mësohet se në momentin e sulmit Çela ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa raportohet vetëm dëme materiale.
Policia bën të ditur se nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.
Nga sa mësohet, Shyqyri Çela përpara se të futej në Policinë e Shtetit, në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
Ndërkohë që në 1997 vëllai i tij ka pasur një konflikt, ku asokohe ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Pas kësaj ngjarje, Çela ishte larguar drejt Amerikës dhe kishte vetëm një muaj që kishte ardhur sërish në Shqipëri.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar
Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.