Reuters: Ja tre vendet që frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë (dhe beteja e Merkel)

7 Qershor 2018, 09:48Politika TEMA

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.

Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.

Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters.

Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës.

Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters.

Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme.

Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.

Edhe në Gjermani ka dyshime

Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator.

Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat, janë megjithatë për hapjen e negociatave.

Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite.

4 komente në “Reuters: Ja tre vendet që frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë (dhe beteja e Merkel)”

  1. Ali Mehemeti says:

    Po pse te gjithe budallenj jane Evropa?!

  2. nuk kam faj une says:

    Le te jete shansi i fundit per Europen dhe Shqiperine. Ne qoftese nuk hapen negociatat, ne s’kemi pse te presim bashibozuket politikane te ketyre vendeve per shekuj. Jeta 70-80 vjet eshte dhe dy breza iken, çfare do presim? Te kaptoj andej nga lindja e kuqe Shqiperia, andej nga ka qene gjysem shekulli se sot jane te tjera kushte. Dhe nendeteset , bashke me 105-en, te strehohen ne Pashaliman. Pastaj ta shikojme Francen apo Holanden e droges. Nuk kemi çfare humbasim fare, bile do fitojme shume. Duhet politike agresive dhe perplases e me fakte, jo llafe. Na u desh Amerika apo Europa, kur ato kane 28 vjet qe tallen. Edhe pa to ja ku jemi. Duhet levizje e shpejte dhe publike. Pse skllever do te rrime per shekuj?!

  3. 1 says:

    Po ato barcaletat qe thuheshin gjate viteve 90, te pakten, dhe mbaronin me “….. vajti Shqiptari dhe .. beri nje gje qe shtangu te huajt”. Po ata zyrtere te rendomte qe “te bejme ndonje lek ne … paaa…. eeee”. Le te ngopemi me mutin e pasojave te bemave tona.

  4. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    3+1 behen 4 shtete e jo 3,mgjs jane 13 shtetet qe nuk duan koke suniti ne BE……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje