FOTOT: Ambasadorja shqiptare, në tryezën e Donald Trump për iftar

7 Qershor 2018, 11:05Politika TEMA
FOTOT: Ambasadorja shqiptare, në tryezën e Donald Trump për iftar

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, ka qenë e ftuar në darkën e iftarit, të shtruar nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Në një status në Facebook, Faber shkruan se gjatë bisedës me presidentin Trump, ka shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin dhe transformimin e Shqipërisë.

“Sonte pata kënaqësinë e veçantë që të isha e ftuar në Darkën e Iftarit të shtruar nga Presidenti Trump, në Dhomën e Darkave Shtetërore të Shtëpisë së Bardhë.

Pata nderin dhe privilegjin e madh që të isha pjesë e tavolinës së tij, së bashku me kolegët ambasadorë nga Jordania, Indonezia, Arabia Saudite, Bangladeshi.

Prania e Presidentit, diskutimet tepër interesante, dhe interesi i tij për secilin nga vendet tona, janë një tregues i lidhjeve dhe marrëdhënieve të forta mes popujve tanë. Shqipëria sonte ishte e nderuar të kishtë praninë dhe mundësinë e prezantimit të saj në atë tavolinë.

Theksova se populli shqiptar është tepër mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë mbështetur në çdo hap transformimet rrenjesore të vendit tonë në këto tre dekada të zhvillimeve demokratike. Momentet historik të anëtarësimit të vendit në NATO, të marrjes së ftesës për vend kandidat në Bashkimin Evropian, apo reformat si ajo e drejtësisë, kanë në themel mbështetjen e SHBA-ve.

Pata mundësi gjithashtu të theksoj se vëmëndja amerikane ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë është një faktor paqeje dhe stabiliteti.

Po ndaj dhe disa foto që shprehin larminë e kësaj darke, ku mori pjesë dhe zv.presidenti Pence, një numër anëtarësh të Kabinetit dhe rreth 40 ambasadorë” shkruan në Facebook ambasadorja Floreta Faber. (TemA)

6 komente në “FOTOT: Ambasadorja shqiptare, në tryezën e Donald Trump për iftar”

  1. indrit says:

    Shqiptari po katunar mbetet. Shikojeni ambasadoren tone me celular ne dore nderkohe qe takon zv presidentin e SH.B.A-se. A thuajse vfare ka me te rendesishme per te bere…

  2. shife cfar politike antishqiptare ndiqet
    se ku i fusin shqiptaret kto shkerdhata ke islamistet

    Shqiperia nuk eshte vend Islamist moj putane ambasdore

  3. shushica says:

    Nje falenderim per ambasadoren ,bashke me perkrahesit e shqiptareve ne Shtepine e Bardhe .Nuk eshte e tjeshte te terheqesh perkrahjen amerikane .

  4. Patriot says:

    Skandal. Ambasadorja e Rames mund te jete kjo por e shqiptareve kurre! Une do ta kisha refuzuar me neveri kete percmin qe I behet popullit tone me kete maskarade.

  5. Fa says:

    Vari karin, se c’kerkojme ne ne ate darke, hajt merre vesh. Ju qifsha politiken islamike qe ndiqni, psikopate.

  6. zorba says:

    A jane pyetur shqipetaret sse kultura jone nuk duhe njesuar me kulturen e mire te Badeshit arabise etj. ka nje merefendum?
    kjo eshte tradheti kombetare duam te veme ne Evrope si bagladesshas?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje