Europa duhet t’i mbrojë interesat e saj nga politikat amerikane që minojnë sistemin ndërkombëtar të normave. Kështu është shprehur ish-kancelari austriak, Wolfgang Schuessel, në një intervistë për rusen RT.
Schuessel, i cili ka mbajtur edhe detyrën e presidentit të Këshillit Europian, u shpreh se administrata Trump përbën rrezik serioz për normat ndërkombëtare dhe nuk duhet të lejohet të shpërfillë ligjet ndërkombëtare pa u dënuar.
Ai ka kritikuar vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe të ashtuquajturën luftë tregtare që ato kanë nisur ndaj aleatëve perëndimorë. “Europa duhet të ngrihet dhe të mbrojë interesat e veta”, tha ai.
Ai sugjeron që Europa ta kërkojë zgjidhjen përmes organeve ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Botërore e Tregtisë.
Ish-kancelari austriak gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet SHBA-Evropë mund të japin një mundësi për Brukselin dhe Moskën për të rritur bashkëpunimin ekonomik, politik dhe të sigurisë.(TemA TV)
Ky u pat bere kancelar ne vitin 2000, duke bere koalicion me partine e ekstremit te djathte si fituese e zgjedhjeve, te ciles i takonte kancelari. Mirepo meqe shumica e vendeve europiane i vune sankcione Austrise, per ta penguar vendosjen e kancelarit Jorg Heider nga partia e ekstremit te djathte, atehere si rrugedalje nga kriza u emrua kancelar ky Wolfgang Schuessel nga partia popullore (qendra e djathte). Ky ate kohe pat propozuar edhe daljen e Austrise nga neutraliteti te cilin e ka obligim nga marrveshja e vitit 1955, por kundershtimi i Rusise e heshti at propozim. Duhet te perkujtohet se Austria mbas L2B ka qene e ndare ne kater zona nga fuqite fituese te L2B (Amerika, Anglia, Franca dhe Rusia). Mbas vdekjes se Stalinit me 1953, ne vitin 1955 eshte bere marrveshja mes fuqive fituese qe te terheqen nga Austria me kusht qe Austria te mbetet vend neutral, dhe po at vit eshte krijuar republika e dyte e Austrise siq njihet sot. Perndryshim nga viti 2000, fitorja e ekstremit te djathte ne zgjedhjet 2017, nuk pati asnje kundershtim nga vendet europiane. Pra mund te thuhet se tash eshte “pjekur koha” per ekstremizem te djathte ne Europe.
Hahahahahahah