Është një fenomen i rrjeteve sociale, por tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian.
Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.
Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid.
“Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius.
E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje…”, shprehet ai.