Moisi Habilaj refuzoi pyetjet për Saimir Tahirin, ja çfarë ndodhi në seancën që zgjati 3 orë

8 Qershor 2018, 17:40Politika TEMA

Pyetja e Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe disa persona të tjerë në Itali për dosjen “Tahiri” nga Prokurorët e Krimeve të Rënda pritej të ishte një nga veprimet kryesore hetimore, që do sillte prova të reja në Tiranë.

Por duket se udhëtimi i dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Vladimiri Mara drejt Katanias më 30 Maj, nuk ka shërbyer shumë.

Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se gjatë seancës që zgjati 3 orë, shumicës së pyetjeve të prokurorëve shqiptarë, Moisi Habilaj ka refuzuar t’u përgjigjet.

Në disa raste të tjera, përgjigjet e dhëna prej tij kanë qenë pa shumë vlerë për hetimet, pasi nuk është përfituar thuasje asnjë e dhënë e vlefshme.

Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.

Sipas akuzës, lëvizjet e këtij skafi në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sistemin TIMS. Megjithatë prokuroria është e bindur se me provat e mbledhura, ish-Ministri do të dërgohet në gjyq për akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Hetuesit kanë afat deri në fund të muajit Korrik për të hetuar këtë dosje dhe nuk sqarohet nëse do kërkohet tjetër zgjatje e hetimit apo çështja do të dërgohet dosja në gjyq.

11 komente në “Moisi Habilaj refuzoi pyetjet për Saimir Tahirin, ja çfarë ndodhi në seancën që zgjati 3 orë”

  1. qytetari says:

    Nuk na interesojne mendimet qe kane prokuroret po a ka fakte.Boll me germime se qeiin e ngordhur do gjeni o prokurore poliik tropojane

  2. Babale says:

    Jo vetem qe i ka rregulluar skafin por edhe nje here e di mire une qe i ka riparuar kepucet.!!!!!!

  3. Bushi says:

    Hajdarmataj eshte kushuriri i Sali Berishes,i cili e ka hale ne sy Tahirin.Patjeter, qe ai do germoi te gjej qenin e ngordhur, dhe t’ja çoi Saliut per meze me raki.

  4. akrepi says:

    Per Tahirin kerkojne te gjejne prova edhe aty ku ska duke e mbajtur ne arrest shtepie pa asnje fakt,ndersa prokuroret Tropojane kane fakte te gjalla per krimet e kryera nga krimineli Sali Berisha Lulzim Basha Fatmir Mediu etj. krime qe i di i math e i vogel ne Shqiperi te para live ne TV dhe as nuk u ka hyre gjemb ne kembe por vazhdojne ti bejne deme te pa llogariteshme ketij vendi.Ishalla reforma ne drejtesi do beje qe keta kriminelet e vertet te marrrin denimin e merituar.

    1. Cudia says:

      Keta prokurore nuk po shikojne te grumbullojne prova. Keta po kerkojne ku t’i mbjellin provat. Ne fund kane per t’i mbjellur ne bythe te tyre. Marku u ka thene me kete “bindje” qe keni, ose gjeni provat ose shkoni fshini bythen.

  5. Treviso says:

    Germo o Tare germo, se qenin e ngordhur do gjesh. Keshtu ka ndodhur me prokuroret mafjoze.

  6. Prok.K.R says:

    E para arrestoni Hajdarmatajn!
    Provat e implikimit te tij me mafjen politike dhe boset e droges, ku te gjitheve ju vuri ne sherbim prokurorine e krimeve te renda, jane publike dhe uleritese.
    Hetimi i Tahirit per droge, nuk mund te behet nga cerrat e mafjes se droges! Kjo nuk eshte drejtesi, por hakmarrje mafjoze.
    Turp qe nje maskara si Hajdarmataj eshte i lire dhe ju ben gjyqin te tjereve!
    Gjyqet e peshqeve te medhenj, nuk mund te behen nga prokurore dhe gjykates te perdorur nga interesat criminale, por vetem nga ata qe kane kaluar Vetingun, ndryshe shtetit yne vazhdon te ngelet peng i luftes se klaneve mafjoze brenda tij

  7. ilo says:

    Ja futni kot Tahiri ka “ngarkuar” thaset ne peshkarexhe i maskuar nderkohe qe kushoja pinte puro po si ju rreshqiti kjo prove mo nuk jua ka shkruar doktori nepermjet leshit digital jeni katandisur me keq se ish polici i zones ne kohe te Enverit se hetuesi atehere te grinte po mire mo koqe prokurore edhe e kuptoni qe me provat qe keni cdo gjykate ne bote do ju nxjerre karton te kuq edhe perpiqeni ta mbani akoma vetem per qellime politike .

    1. Pellumbi says:

      Keta soj prokuroresh une nuk i coja as me gomer e jo me prekuror per te ven drejtesi.Mua me vjen keqe se sa i cekt eshte gjendur krywtari i Sajmirit.Ky Sajmiri e beri pilicin te vij era shtete .Kjo nuk i falet Rames .

  8. alphade says:

    Te gjithe prokuroret dhe gjykatesit qe nuk kane kaluar vettingun,
    t’i ndalohet kategorikisht ushtrimi i profesionit te prokurorit apo
    gjykatesit sepse tashme eshte provuar katercioerisht se sa i ko-
    rruptuar paska qene sistemi i Drejtesise ne Shqiperi. Rasti i fundit
    i kryetarit e GJK ,zotit Dede eshte ulurites perderisa edhe ky eshte
    zhytur ne llumin e korrupsionit merreni me mend deri ku ka shkuar
    banda e krimeve te renda e Hajdarmatajt,kushuririt te Sali Karaxhixhit,
    tradhetarit me te madh te kombit shqiptar qe Esat Pashe Toptani dhe
    Ahmet Zogolli do ta kishin zili kete qen te Vicidolit,fatkeqesia me e madhe
    e kombit shqiptar. Sa kohe qe ketij Qeni nuk imeshte vene “zinxhiri” do
    vazhdoje rrugen e tij makbethiane te LIGESISE dhe INTRIGES.,,….!

  9. R101 says:

    Presim akoma drejtesi nga gjobat berishiste ne drejtesi?!
    Hajdari eshte taleban terrorist ne drejtesi.
    Kur te arrestohen kerma te tille atehere ka nisur reforma ne drejtesi, se deri tani eshte nje teater i ndyre. Ky heton me urdher te berishes per llogari te berishes, se per llogari te shtetit nuk ka hetuar asnjehere, asnje mut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje