Emigranti shqiptar një jetë punë në SHBA dhe i konfiskohen paratë, merret vendimi për 58.000 dollarët

9 Qershor 2018, 17:42Kronika TEMA

Rustem Kazazi emigroi drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën që një ditë të rikthehej në shtëpi, të shiste banesën e vjetër e të blinte një vilë të vogël në bregdet.

Për këtë arsye, së bashku me familjen e tij, punuan e kursyen.

Sakrificat mbërrinin deri aty sa të mos abonoheshin në platforma televizive, e bënin nga tre punë që të linin para mënjanë.

Por vitin e kaluar, kur Rustemi përgatitej të fluturonte drejt Shqipërisë për ta bërë realitet dëshirën e hershme, autoritetet doganore amerikane ia konfiskuan në aeroport shumën e mbledhur me mundim përgjatë këtyre viteve.

Pas një kalvari të gjatë në dyert e drejtësisë, qeveria amerikane tani ka vendosur t’i kthejë pjesën më të madhe të parave, por për familjen Kazazi, diçka është thyer.

“Ajo qe ndodhi ishte tronditese, sepse ne nuk kishim bere asgje te gabuar. Gjerat nuk jane me njesoj tani. Vuajtem shume.”, shprehet Erald Kazazi, djali i Rustemit.

58.000 dollarë kesh iu morën kryefamiljarit në bazë të atij që njihet si procesi i konfiskimit të aseteve civile, i cili i lejon autoriteteve të sekuestrojnë pasuri atëherë kur dyshojnë se një person mund të ketë siguruar para apo objekte në mënyrë të paligjshme.

Ndjesia e krijuar tek familja Kazazi ishte ajo e fajit pa faj: ke para me vete, pra do e kesh bërë një shkelje. Procesi i konfiskimit është kritikuar nga grupet e të drejtave civile, që thonë se ai lë shteg për abuzim.(tch)

39 komente në “Emigranti shqiptar një jetë punë në SHBA dhe i konfiskohen paratë, merret vendimi për 58.000 dollarët”

  1. Arber Iliri says:

    Ka nje rregull qe ne udhetime jashte vendit nuk mund te marresh me shume se 10.000 dollare cash me vete, ndaj mos e beni kaq pa gabim.

    1. Zaho says:

      Nuk eshte e vertete. Mund te marresh edhe 100.000 doll kesh e me shume. Por duhet ti kesh me dokument se i ke terhequr nga banka dhe te besh deklarimin ne autoritetet doganore para se te hypesh ne avion.

      1. Rregulli duhet pranuar says:

        Po eshte e vertete. DUHEN DEKLARUAR PA KALUAR KUFIRIN. Pra para se te hypte ne avion. Pastaj kaq i paditur ky zoteria… pse nuk beri nje transferte 40 euro komosion dhe asgje per tu shqetesuar me pas. Madje me e sigurt keshtu. Por ne Shqiptaret nuk i perfillim rregullat, dhe pastaj ankohemi per pasojat.

      2. Ustai says:

        I kishte deklaruar Kasemi keto paret apo si gjitje shqiptaret mendon qe eshte me i zgjuar se shteti?! Keto sakrificat t’ia tregoje ndonje tjetri ky. Ky ka vjedhur TV si gjite shqiptaret me DreamBox. Kane punuar nga 3 pune sepse nuk kane tru per shkolle. Keta jetojne ne Amerike por me mendje shqiptari te orapambetur qe mendon qe vetem ai e ka mire dhe gjitje ge tjeret jane idiote…

    2. jimmy says:

      Normal kur ben si smart ass dhe nuk i deklaron.Ose kur ben si gjirokastrit dhe kursen 30 $ per ti trasferuar me banke ,normal do ti marin

  2. Moni says:

    Artikull i pa vlere! Ne te gjithe boten ndalohet kalimi i kufirit me me shume se 10 mije dollare. Te pastra apo te pista nuk lejohen. Ka tabela qe e tjone para kalimit te doganes. Por injoranca shqiptare qe per te kursyer parate e transfertes bankare ve ne rrezik kursimet, nuk ka limit.

    1. Endri San Diego says:

      Ore Moni i ke pare ndonjeher bashke 10 mije dollar? Se na habite si nuk u lejokan parat e pastra nese i deklaron? Para 1 muaji bera nje rruge drejt Shqiperise me mbi 10k cash (nga USA) dhe thjesht deklarova qe kam mbi 10k dhe as vertetim sme kerkuan (qe i kisha terhequr nga banka edhe pse e kisha me vete receipt)

  3. Eagle says:

    Shtet kurve fashist.Kera nuk u marrin leket krimineleve bankave apo korporatave po ja marrin njeriyt te thjeshte.Kjo eahte Amerika Mike e Shqiptareve.Keta kerma Kane sjelle 5000 terroriste iranian ne Shqiperi qe bejne kercenime dhe thyejne ligjin Shqiptar dhe nuk i fut njeri ne burg se i mbeshtet Amerike.Ne sjall vafte Amerika

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Qetesohu or mik.. Ky ligj eshte per c’do shtetas amerikan or jo shtetas. Kjo s’ka te bej c’fare favoresh na ben Amerikani ose c’fare favoresh I bejme ne Amerikanit. Ligji eshte per te gjithe.. Ato leke (cash) jane te padeklaruara = nuk eshte paguar taksa per to. S’ka te bej me korporata (qe mbase ke te drejte) apo me burgje. Thjesht I ndaluan duke pasur me shume se $10.000 ku eshte shume e qarte me ligjin Amerikan do ndalohesh dhe do justifikosh si erdhen keto te ardhura.. C’fare shteti fashist flet ti ?!?! Zbato rregullat dhe ligjet dhe je ne rregull. Para se te nisesh me shume me te madhe se $10.000 kontakto Departamentin e IRS qe te te japin nje fature ku ti I ke paguar taksat e asaj shume dhe c’do gje ne rregull.. KOKECEPESH QE QENKE..

      1. Niko Shpiragu says:

        E para per leket qe posedon cdoksh nuk paguan me tax se i ke paguar njehere taxat. E dyta nuk ka ligj qe te marrin leket , por eshte bere nje rregull dhe rregulli nuk eshte ligj, keshtu konfiskimi i lekeve eshte vjedhje ose me e moderuar grabitje nga me i forti. Ne se ka rregull qe te raportosh me shume se $ 10000. atehere duhet te ndalohet personi qe te mos levizin dhe jo ti grabiten leket. Nuk ke per te ikur me mbi $10000 dhe keshtu zgjidhet cdo gje. Ne se dyshohet per para te pa ligjeruara, atehere dergohet ceshtja ne gjykate dhe jo te vendosin polici duke te grabitur mundin dhe djersen tende. Nuk ka ligj qe thote shteti te merr parate po s’raportove. Nuk ka deshire te raportoje per parate, por ne kete rast i ndalohet dalja me me shume se $10000. Ne kete rast rregulli eshte i justifikuar. Grabitja behet se dyshohet per personin, dergohet ceshtja ne gjykate dhe ajo vendos ne se ka patur abuzim ose jo. Cdo menyre tjeter eshte vjedhje. Kjo procedure ka afat dhe kur afati kalohet si ne rastin konkret, leket kthehen tek i zoti se jane te tijat. Ne se policet doganore do te ishin police te ndergjegjshem duhet ti kishin dhene formularin ku ai te bente deklarimin, ne te kundert ose s’duhet ta lejonin te largohesh ose duhet ta dergonin ceshtjen per verifikim dhe me tej ne gjuq ne se kishte arsye. Ju qe fajesoni qytetarin ne kete rast, po te ishte policia shqiptare ju do te kishit bere namin dhe do te arrinit deri aty sa te akuzonit kryeministrin pert vjedhje dhe do te kerkonit rrezimin e qeverise, kurse ketu justifikoni doganieret dhe fajin ia hidhni njeriut te thjeshte. Dalin disa pyetje: parate u moren se u dyshua per vjedhje, droge ose pastrim, por perse e lejuan qutetarin te ikte dhe ti shpetonte ligjit. Ne se nga verifikimi do te dilte se parate ishin te jashteligjeshme, ai duhet te arrestohej. Pse e lane te ikte atehere? Po ceshtjen perse nuk e derguan ne gjykate? Vetem keto dy fakte jane te mjaftueshme per te kuptuar se policet e dinin shume mire se leket ishin te justifikuar dhe ata i moren ato duke shfrytazuar rolin e tyre si polic. Edhe nje here: rregulli eshte qe te deklarohen parate me shume se $10000 dhe ke te drejte te kaloshe ose ne te kundert nuk lejohesh te kalosh ne se jane para te ligjeshme ose ndiqet ceshtja penalisht pas verifikimit ne se ato jane te paligjeshme dhe vendimin e jep gjykata brenda nje afati te caktuar dhe jo policia.

    2. emilio says:

      Avash or trim se do kepusesh mish ose me keq do pesosh ndonje infarkt nga marazi i akumuluar.

    3. Dani says:

      Ti ore trap edhe bufi e di qe Nuk lejohet te mbashe 10000$ Ne dogane ,behen transferime nga banka Shume kollaj.po ky personi ka dashur te kurseje disa $ Per transferten,derrase fare.

  4. IVONI says:

    NE PORTRETET E TYRE DUKET QARTE PAFAJESIA ..! LE TE ME GJYKOJNE PSIKOLOGET ..!

    1. Arturi says:

      Pafajsi, por dhe injorance nga familja shqiptare! ?

    2. Loku says:

      Mund te duket pafajesia por duket edhe mungesa e njohurise per ligjet e vendit..

      Parate i ka ruajtur ne shtepi zoteria, se po ti kishte ne banke nje verifikim dhe menjehere i ktheheshin..
      Pastaj edhe transferten me banke donte te kursente zoteria?! Pse cfare te duash ti do beje Amerika?

      Dhe e fundit, me $58000 do bleje vile ne bregdet zoteria?

      Hajde artikull i kthyer sipas qejfit hajde..

  5. Lexues says:

    Ore po shtaze ngelemi ne shqiptaret. Jo ne Shba po dhe ne hene nuk marrim mundimin t i mesojme ligjet e vendit qe na strehon, po veprojme sikur te ishim ne toke te babait.
    Po pse more truthare. Me mire re kishit harxhuar ca kohe e para e te kishit mesuar ca lajme nga televizori apo gazetat. Po edhe sikur nje sy kalimthi t i kishit hedhur lajmeve te fazetave ne shitje do kishit mesuar se pas rrezikut te terrozmit Amerika ka nxjerre vazhdimisht ligje qe kufizojne sasine e parave qe ti i mban me vete pa deklaruar. S mund te kesh ne xhep a valixhe a makine me shume se 9 mije dollare pa deklaruar prejardhjen. Se me te drejte ligji njeh mu desine qe qeveria apo gjykatesi t jua konfiskoje dhe ju takon ju pastaj te zini avokat e ta paguani qe te ttegoni se parate nuk i kishit fituar nga pune te zeza, te paligjshne, veprimtari kriminale dhe s kishit ndermend t i perdornit ne ku dershtim me ligjin.
    Nuk i thone kot: me mire te dish se te kesh!

  6. Ku eshte spiuni komunist digital qe ta denoncoj kete afer te piste te policis amerikan.
    Shqiptaret kujtojne se jane ne shtetin rrumpall Shqiperi.
    Or taj salih po fol mor burr malsie mos u tut bre.

  7. Ip says:

    shqiptare , mos shkelni ligjet. Kur del apo hyn ne USA te behet pyetja sa para ke me vehte, idiotet dhe mashtruesit genjejne. Ligjet jane bere per te te mbrojtur ty ne rradhe te pare. Mire qe do merrni dicka dhe thoni shyqyr qe nuk perfunduat ne gjyq e burg.

  8. Deshmitar y says:

    Pafajsi budallenj. Vetem me trup jane ne amerike se me koke jane ne sauk

  9. Laku says:

    Po qe ka dhe banka per transferta parash a e di ky Kazazi?Dhe ne Shqioeri ti sekuestrojne parate kesh mbi $5000 ne aeroport o Eagle kurva.

  10. Shkodrani1 says:

    Epo injoranca ska kufi me kete popull. Ne asnji vend te botes nuk lejohet kalimi I shumave te tilla te padleklaruara
    Nqs zotnia do kishte marre mundin ti deklaronte para se te kalonte autoritetet e kontrollit dhe te kishte vertetim bankar qe kane dale prej banke askush nuk do e ndalonte
    Fajin e kane vete sepse ligjet jane ligje pavaresisht se te vjen keq se asht mundi I shume viteve

  11. T.T says:

    Po pse te vjen keq o polic,pse sthua akuzen qe te kan bere nga te kane ardhur keto para,paske kursyer ti,I paske pasur te gjitha free eee, don’t fuck with Americans.

  12. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: June 1, 2018 at 22:07:26 EDT

    ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN !

    SHBA- model edhe ne kete pike !

    Lexova njoftimin dhe komentet e lexuesve. Shumica jane te verteta dhe te sakta .
    Asnje nuk eshte e plote ! Pse !?
    Sepse mosdeklarimi ne doganen amerikane te parave dhe gjerave me vlere ose pijeve alkolike, ushqimeve te pacertifikuara, shpendeve, kafsheve te cfaredolloji … jane shkelje ligjore.
    Si te tilla ndeshkohen gjoba e deri edhe me burg !
    Persa i perket parave te padeklaruara ne dogane qe konfiskohen ato mund te merren mbrapa cent per cent nepermjet ndihmes ligjore me ose pa pagese.
    Cfare kerkohet !?
    Duhet te vertetohet se ato jane para te ligjeshme te siguruara me pune ose biznes te ndershem, nepermjet taksave mbi te ardhurat prane Sherbimit te Brendshem te te Ardhurave IRS.
    Nese zoti Rustem Kazazi apo kushdo qofte e ben nje gje te tille ai merr mbrapa cdo cent qe i eshte mbajtur nga Sherbimi i Doganave Amerikane!
    Pésimi i tij te behet mesim pet cilindo qe ben gsbime te tilla!
    Dhe nje keshille per te gjithe shqiptaret ne SHBA. mos u beni transportues parash e porosish te askujt…
    Ka raste qe e kane pesuar shume … shume me keq !
    Demokracia amerikane ka zemren prej Ligji !
    Kjo eshte Amerika !
    Askush nuk eshte mbi Ligjin !
    As Presidenti…. askush !

    1. Hoxh Armandi says:

      Te falenderoj nga zemra per shkrimin tend te perditshem. Te lutelm mos harro te postosh nje carcaf me analizen tende per cdo lajm qe botohet ketu.

    2. Bambi says:

      Alban. Mos egzagjero…
      Vertet mendon ti se ne USA nje i varfer i ka shancet te barabarta me nje te pâsur perpara ligjit ?
      A thua ti se nje i varfer do shpetonte paq drejtesise po te kishte vrare gruan si OJ Simpson ?
      https://www.theguardian.com/commentisfree/2013/mar/14/law-rich-america-mcjustice

  13. Al says:

    Nuk ka dashur te paguaje taksa dhe nuk I ka deklaruar. Mbi 10000$ duhet te deklarohen me patjeter dhe nese verifikohet qe I ke paguar taksat per ato te ardhura nuk te nxjerrin asnje lloj problemi. Ne kujtojme se jemi me te zgjuar por nuk eshte albanistan ketu or mik. Do I mbajne 33% plus gjoben e mosdeklarimit dhe do I kthehet pjesa tjeter..

  14. Llaman says:

    Me siguri ata e kane ditur ligjin, por nuk kane besuar se mund ti kapin. Fakti qe ju mbajten nje pjese te parave deshmon se ata nuk kishin paguar taksat, duke kryer pune ne te zeze , prandaj doninte shpetonin taksat.

  15. Elitex says:

    Ka nga keta kamikazet plot qe e mbushin valixhen e fillojne udhetimin. Nga ta mari vesh ky kokra e satrapit qe te beje nje transfert nga banka amerikane ne shqiperi nuk do i mari me shume se $100.

  16. Plaku Xhuxhumaku says:

    Injoranca nuk eshte prove e pafajsise. Shqiptare, kudo qe jeni mesoni mire ligjet dhe rregullat e vendit ku jetoni qe te mos beni figuren e idiotit, dhe temos humbisni parate, dhe mbase edhe lirine.

    Ky rast nuk ka te beje as me sa na do Amerika ne shqiptareve. Se sa na do Amerika ne shqiptarve mjafton te kujtojme PAVARESINE E KOSOVES.

  17. Aleks says:

    Trap I kohes moderne. Nga Australia kalo neper Europe e perfundo né kanada. Ka nje ligj. Jo më shumë se 9999 dollars. Euro etj etj. Nëse e kalon kete shumë edhe kur e ke terhequr né bankë do paguash takse

  18. K. M. Tusi says:

    Injorance shqiptare komplet!!!
    Kete rregull nuk e ka vetem Amerika, por edhe vende te tjera.
    Jo me shume se 10 mije dollare para te thata te padeklaruara. Te tjerat duhet te deklarohen dhe t’u tregosh burimin.
    Ne fund te fundit, perse u duhej te udhetonin me kete shume te madhe?! Nuk ka banka ne Shqiperi?! Transferoi parate me ane te bankes!!
    Per me teper, eshte e rrezikshme te udhetosh me shuma te medha, edhe sikur te te lejojne. Po i humbe apo ti vodhen?! Kush do te te mbroje?

  19. K. M. Tusi says:

    Alban Dega ka shkruar sakte, vecse dua te shtoj se keto rregulla kane edhe vende te tjera vec Amerikes.

  20. fatja says:

    cte beje i ziu kazaz,ka nje jete qe punon ne amerike dhe parate vazhdon ti ruaje poshte dyshekut,,,,,,,,dhe dysheku nuk te jep fature terheqje qe ta paraqesesh kur te te kapin…………

  21. LAKJA says:

    I ke vet fajet o shoku ne USA duhet ti kishe raportu ne IRS dhe te pagoje taksa per te,keshtu qe ti leket mund ti kesh me djers po ke punu ne mynyre te pa ligjshme.me $ 40 I kishe co nepermjet bankave leket.

  22. D O K L E A T I says:

    Eshte rregull ligjore ne SHBA
    Mund te marresh me vehte para aq sa te keshe dhe te duash.
    Deri ne 10 mije dollare nuk ke nevoj te i deklarosh. Nese ke me teper se 10 mije dollare duhet te i deklarosh. Nese nuk i deklaron shteti te i konfiskon.
    Shume here udhetaret behen viktime e mosdijee

  23. TAGRIU says:

    Ne cdo cep aeroporti ne SHBA shkruhet te mos kesh me vete mbi 10 000 dollare! Ky i kishte! Pra ishte ne gabim. Pse ben gam-gam, apo eshte mesuar me rregullat e kafsheve ne Shqiperi.

  24. rexha 10 says:

    PO NE ITALI ,PER TE MARE 3000EURO ME VETE , DUHET TE LAJMEROSHE 1 MUAJ PERPARA BANKEN
    CILIT LIGJE DUHET TI BESOJME? CDO SHTETE , APO ME MIRE , CDO BANKE ,QE I BEJNE LIGJET SI JU INTEERESON ATYRE.
    SA BANKA KANE FELEMENTUAR NE ITALI,?CILI NGA KLIENTET I MOREN PARATE E TYRE?.PO NE SHQIPRI ,KUSHE E PAGUJTI DEMIN E GUVERNATORIT FULLANI?….MJAFTE ME LIGJET, SE NA HAPET BARKUN.NJE FJALE E URTE THOTE ;: KUR PUNON CIRAKE NE VENDIN TENDE ,NUKE BEHESH KURRE ZEINE NE VENDIET E BOTES::
    PO BANCAT QE PASTROJNE PARATE E P ISTA ,SICE E THOTE EDHE SALIU, APO RAMA ,PERSE NUKE BLLOKOHEN?
    PARATE E DROGES ,APO SHITJE ARMESH, SI JUSTIFIKOHEN?.

  25. Gjoni says:

    13000 mije dollar kishim me vete une dhe gruaja, 7 mije une dhe 6 mije gruaja. Nuk i deklaruam duke menduar se jemi dy veta. Por na konsideruan nje si familje, N a i konfiskuan, i mbajten 3 muaj dhe ne fund mbajten 500 $ gjobe dhe na kthyen te tjerat. Ky eshte fakt, mos u lodhni kot.

  26. Beni says:

    Ti more njeri i pafajshem vetem I ke marre atij shteti dhe kurre nuk ke paguar taksa qe eshte e kundraligjshme.Puno merr leket kesh dhe mos pago taksa, sigurime shoqerore,plus ne fund te vitit kur behen taksat ke marre leke nga shteti mbrapa,ka shume si puna jote qe e bejne kete pune dhe nuk jane kapur ti u kape dhe shteti te mbajti 25% te 58 mije dollareve qe ti nuk ke paguar taksa per sa kohe ke punuar ne USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje