"Të ndihmova me lekë, ti më shkatërrove familjen"/ Zbulohen SMS-të e Xhaferr Matës për Xhuljeta Çunin, para vrasjes

9 Qershor 2018, 17:14Kronika TEMA

Viktimat e krimit të pasionit shënuar një ditë më parë në lagjen ‘Don Bosko’, në Tiranë, janë përcjellë për në banesën e fundit. Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se shkak i krimit kanë qenë marrëdhëniet e acaruara dhe refuzimi për t’u rilidhur që Xhuljeta Çuni i bënte Xhaferr Matës.

Report TV ka zbardhur disa nga mesazhet e shkëmbyera së fundmi mes dy të rinjve. Një ditë para krimit Mata bënte përgjegjës Çunin, ku i shkruante “Më detyrohesh shumë, prej teje shkatërrova familjen, lashë gruan dhe fëmijën, të kam ndihmuar dhe me para”.

E reja ka refuzuar t’i përgjigjet mesazheve të Matës, të cilin disa herë e kishte denoncuar në Komisariatin numër tre për kërcënim, përndjekje dhe mesazhet fyese.

Por paçka shoqërimit nga policia, Mata kishte premtuar tek Inspektori i Rendit në zonë se nuk do t’i sillte më asnjë shqetësim 19-vjeçares Xhuljeta Çuni.

Policia e Shtetit ka marrë masa për të shmangur konfliktet mes dy familjeve, duke vendosur patrullime të shtuara në zonë dhe duke mbajtur në vëzhgim familjarët e dy familjeve, bëjnë me dije burime për Report TV.

Mesazhi prekës i maturantëve për Xhuljana Çunin

Maturantët e gjimnazit ‘Qemal Stafa’ u përballën ditën e djeshme me një lajm tragjik, vetëm dy orë para se të futeshin në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

31-vjeçari Xhaferr Mata i mori jetën 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, e cila ishte nisur për në provimin e Maturës Shtetërore.

Maturantët e kësaj shkolle, ku ishte pjesë e 19-vjeçarja Çuni, kanë përcjellë sot të renë për në banesën e fundit.

Në një mesazh në faqen zyrtare të gjimnazit ‘Qemal Stafa’ në ‘FAcebook’ thuhet se dhimbja është e madhe për këtë humbje tragjike.

“Sot, ne oren 12-00, percollem per ne banesen e fundit maturanten tone, Xhuljeta Çuni… Dhimbja eshte e madhe… Zoti u dhente force familjareve per ta perballuar humbjen e bijes se tyre, te mires, te bukures Xhuli. Do na mungosh te gjitheve Xhuljete”.

9 komente në ““Të ndihmova me lekë, ti më shkatërrove familjen”/ Zbulohen SMS-të e Xhaferr Matës për Xhuljeta Çunin, para vrasjes”

  1. Arber Iliri says:

    Ore jeni ne terezi ju te gazetes, nuk jane viktima te dy.Njeri eshte vrases , vajza eshte viktime.Nje bastard qe i kujton nje vajze se e paska ndihmu me leke dhe e ben fajtore per veprimet qe i ka kryer vete, duke u ndare nga gruaja.Keta jane njerez primitive qe nuk kuptojne se jane pergjegjes per veprimet personale .

  2. Homer Simpson says:

    Atehere nuk ngelet me per te then vetem “FRE TIBET” LOL

  3. T.T says:

    Jam krenar qe sjam ShqiptarO sa mire qe sjam Shqiptar.

    1. emigranti says:

      Sa per dijeni te T.T ngjarje te tilla ndodhin ne gjithe boten( dhe ne ate me te qyteteruar po te duash ti)Krimineli s’ka pashaporte te vecante.Fakti qe s’je Shqiptar( dhe me mire keshtu ) nuk te perjashton qe dhe ti ben pjese ne kete shoqeri qe per fat te keq jemi deshmitare te rasteve te tilla ekstreme qe te indinjojne ,por per tu shmangur ngelet per tu pare. Ngushellime familjeve.

  4. Tom says:

    Me mend nekoke duhet, jo si baxhelle te jargavitesh burrave te martuar, te shakaterrosh familje e lesh femije rrugave e pastaj ti kthesh krahet dashnorit, eshte pune me bela nganjehere, prandaj duhej kujdes.
    Ngushellime te dyja familjeve.

    1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      O TOM tru mykuni,ste vjen turp qi e quan vajzen me te tiila epitete.
      Mos ja trazo shpirtin te shkretes.
      Mos i beft vaki askujt.
      Ta rrisesh femijen dhe te ta vrasin.
      Ajo ka qene femij kur eshte lidhun me kete burrin e martu ,dhe dashuria ka qene prej te dyve,
      Jam i sigurt qe çdo gje e kan be me deshir,
      Kur vjen momenti dhe dashuria mbaron duhet pranu dhe nuk mund te vrasesh o Tom,qe nuk gjej fjal me te krahasu.

  5. hason dashnori says:

    Po Xhafos a nuk i pelqyen fasulet per dite qe shkoi me pidhusheken me te re.Edhe i hedh fajin se kurva i ka marr paret.O te shkedheft djallli aty ku gropose, dy muta ma pak per kete dynja! Gjyna per fruan qe la dhe femijne, se nuk eshte humbje e madhe se dy muta u larguan!

  6. Mario says:

    Krishti i plotfuqishem i marrte shpirtrat e ketyre njerezve prane fronit te tij.

    Zot I madh na ndihmo.

  7. Arjani says:

    Jeni kthyer te gjithe ne vari trapin. Habitem se per ca klikime postoni mesazhe te marra nga telefonat e njerezve. Dhe idiotet ulur ne kafene lexojne gazeten e thone, Ueeeeee he e pate ca i tha ajo? Po ai pse ja beri ashtu? Kurva, thote njeri. Maskarai thote tjetri. E ka kjo fajin ja pret nje tjeter. Jo e ka ai fajin qe eshte debil ja pret tjetra. E keshtu iken dita e njerezit presin show-n e radhes ne gazete. Ky vetem lajm nuk eshte. Po eshte plehre qe intoksikon tere shoqerine, ashtu sic ka bere politika e media tere keto vite. Nuk doli nje sociolog te beje analizen e ketyre pasojave, te gjeje shkaqet sociale e shoqerore. Po kush do ta beje thuaj? Keta te shkolluarit me lopate ne Shqiperi qe punojne neper gazeta te pasiguruar? Apo ata qe zene nje vend pune sa -me bo ca pare-? Ikni ore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje