Vitet e fundit moda e mbajtjes së kafshëve në shtëpi është përqafuar edhe nga shqiptarët. Por bashkë me këtë zakon kanë ardhur një sërë problemesh. Fiks Fare ka vëzhguar në rrugët e Tiranës, ku është lehtësisht e dukshme zakoni i shëtitjes së qenve pa maska mbrojtëse, edhe pse disa rraca janë në listën e zezë të konsideruar si agresivë dhe shumë të rrezikshëm.
Banorët e rrugës “Vëllezërit Manastirli”, pranë bllokut të ambasadave, janë tmerruar dy ditë më parë pasi një qen i rracës “Pitbull” ka këputur zinxhirët dhe ka sulmuar banorët e lagjes. Ata tregojnë se të frikësuar, 10 deri në 12 persona janë strehuar për rreth 30 minuta në një hyrje pallati.
Ndërsa “Pitbulli” i priste përballë. Situata është zgjidhur një një banor i cili ka arritur ta largojë kafshën duke i shkuar pranë me makinën e tij. Meqënëse rrugica është e ngushtë qeni është detyruar të largohet.
Banorët tregojnë të indinjuar se kanë telefonuar në numrat e emergjencës, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë. As policia e Shtetit, ajo bashkiake, dhe as AMK.
Fiks Fare u interesua në të tre institucionet e lart përmendura. Për qentë endacakë përgjegjësia është e Bashkisë së Tiranës, ndërsa për ata me pronar është e Ministrisë së Bujqësisë. Por në fakt nuk ka një ligj se si këto kafshë duhet të jetojnë apo për penalitetet që duhet të rëndojnë mbi pronarët e kafshëve.
Toni Beni, shef i kontrollit të territorit në policinë bashkiake Tiranë, theksoi se punonjësit e policisë do të mbrojnë qytetarët përballë një situate sulmi, por nuk janë të specializuar në lidhje me kafshët nuk ka bazë ligjore për kundravajtjen e një rasti të tillë.
E deri sa situata të rregullohet me ligj, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të zgjidhin vetë çdo problem apo rrezik që u vjen nga kafshët.
Shenje e degjenerimit moral eshte edhe mbajtja e qeneve ne shtepi brenda, edhe ne apartamente mjafte te ngushta ne guzhine dhe dhomat e ndenjes dhe te fjetjes, etj. Pse? “Me trego c’shoke ke te te them kush je”.
NE KETE VEND MBROHEN ME LIGJ PEDERASTET DHE QENTE PITBULL.
Nuk kishte ndonjëri kallash tja tregonte mirë pithbullit ‘ mustaqet e Çelos”??
Po vrite qenin , q”’ temen e semes
Ta kishin derguar afer presidences ose kryeministrise qe te kafshonte ndonje pleh pushttetar!