DETAJET/ Xhaferi u kthye kur pa se Xhuljeta merrte ende frymë, e qëlloi për herë të dytë. Inxhinieri nga Kukësi nuk e pranoi dot ndarjen, ishte denoncuar katër herë nga ish- e dashura

8 Qershor 2018, 10:52Kronika TEMA

Gazetarja e ‘News 24’, Dorjana Bezat ka dhënë informacione të tjera nga momenti i ngjarjes tragjike në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku 31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni.

Sipas gazetares, Xhaferi dhe Xhuljeta kanë debatuar për disa minuta me njëri-tjetrin, por kur vajza ka kthyer shpinën për t’u larguar, ai e ka qëlluar me armë zjarri.

Në gjendje të rëndë psikologjike, Xhaferi është larguar për disa metra dhe armën e mbante në dorë.

Ai u ka drejtuar armën edhe disa kalimtarëve aty pranë, të cilët kanë bërtitur të tmerruar.

“Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë”, mësohet t’u ketë thënë 31- vjeçari njerëzve në rrugë, por armën nuk e lëshonte nga dora.

Xhaferi është rikthyer sërish pranë Xhuljetës, e cila pavarësisht plagës që kishte marrë, kishte ende shenja jete.

Në këtë moment, ai e ka qëlluar vajzën për herë të dytë, duke i marrë jetën.

Autori i vrasjes është larguar më pas nga vendngjarja për t’u ulur poshtë një peme dhe sapo ka dëgjuar sirenat e policisë, ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Ai ndërroi jetë pak minuta pasi ishte transportuar në Spitalin e Traumës.

Inxhinieri nga Kukësi nuk e pranoi dot ndarjen, ishte denoncuar katër herë nga ish- e dashura

Një ditë pasi vendi u trondit nga lajmi i rëndë ku djali vrau dy prindërit në lagjen “Llixha” të Peshkopisë, një tjetër krim makabër shokoi mbarë opinion publik.

Një dashuri e humbur nuk është suportuar dot nga Xhafer Mata, i cili mëngjesin e së premtes vrau ish- të dashurën e tij vetëm 19 vjeçe në zonën e Don Boskos,  në rrugën “Eshref Frasheri” dhe më pas qëlloi mbi veten. Edhe pse u transportua menjëherë në spital ai ndërroi jetë.

Xhuljeta Çuni nuk do të mund të të veshë dot fustanin e saj të nusërisë, pasi ëndrrat e saj u prenë në mes nga ish i dashuri.

Por çfarë shkruante Xhafer Mata në rrjetin e tij social Facebook.

“Luftova, humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie, kalova çdo nate duke ndërtuar ëndrra, edhe iluzione. Kalova netë pa gjumë, duke e menduar! Duke menduar që në altar të ishte ajo me fustan të bardhë edhe unë të jem dhëndri. Ëndërrova me atë. Por edhe pse e desha më shume së veten, kjo gjë nuk mjaftoi”.

Kjo është një nga shumë statuset e dashurisë që 31-vjeçari ka të postuar në rrjetin social. Mesa duket marrëdhënia e tij kishte marrë fund prej disa kohësh dhe çifti nuk ishte më bashkë.

Por Xhafer Mata nuk ishte një emër i panjohur për policinë e Tiranës.

Klan raporton se ssh-e dashura e tij ka bërë katër herë denoncim në polici pasi e ngacmonte dhe është shoqëruar në komisariat.

Por me premtimin se nuk do e ngacmonte më është lënë i lirë.

Mësa duket këto kanë qenë vetëm fjalë, pasi ai qëlloi dy herë mbi vajzën dhe një herë mbi veten.

9 komente në “DETAJET/ Xhaferi u kthye kur pa se Xhuljeta merrte ende frymë, e qëlloi për herë të dytë. Inxhinieri nga Kukësi nuk e pranoi dot ndarjen, ishte denoncuar katër herë nga ish- e dashura”

  1. Gjon says:

    Romeo e julieta version albanistan. Paqe shpirtit te vajzes

  2. spartak says:

    Jo mor jo . Policia e Shtetit është out fare në ç’do drejtim .
    Detyra e parë : Duhet të ruajë e garantojë jetën e shtetasve . Për ditë po vriten , sakatohen e gjakosen rrugëve të Shqipërisë , madje dhe në trotuare e brenda në lokale , edhe mu në mes të qyteteve e kryeqytetit nga makinat , drejtuesit e pa përgjegjshëm , por dhe polici rrugore edhe ma e pa përgjegjshme .
    Ç’do javë ka vrasje e plagosje me armë e mjete të tjera deri në mesin e qyteteve , e lokaleve , duke shtuar zemrat e vrara , dhe gjakmarrjen e ngujimin në nivele të pa para .
    Ç’do javë po shtohen gjithnjë e më shumë vrasje e plagosje të paralajmëruara , për të cilat policia ka dijeni , ka detyrë mbrojtjeje dhe qëndron indiferente , e kur shumica e viktimave po bëhen gra e vajza , nëna heroina e krejt të pa fajshme .
    Ku je me këtë detyrë të parë dhe kryesore moj polici e shtetit .
    Out fare .
    Se pse , Ju , mund të shfajësoheni , por për mua , jeni komplet anti-atdhetarë , të pa aftë e të pa zot . Për një pjesë jo të pakët në strukturat drejtuese , interesi personal , përfitimi nëpërmjet abuzimit me detyrën , mburrja , janë karakteristikat e vetme .
    Detyra e dytë , mbrojtja dhe sigurimi i pronës së shtatasve dhe bizneseve .
    Out fare .
    Vidhen banka , vidhen zyra këmbimi valutor , vidhen pika karburantesh , vidhen markete , vidhen bagëti nëpër fashatra për natë e pa merak fare , e ç’farë emri kanë këto . Puno pa përgjegjësi policia e shtetit dhe stimulon shtimin e policive private , duke bërë që t’i kërcejnë në kurriz këtij populli dhe bizneseve , gjithnjë e më shumë abuzues e zhvatësa .
    Detyra e tretë , ruajtja e rendit publik .
    Nëpër vende të tjera , rendi publik është yll , dhe të merr malli me pa polic në rrugë . Tek ne , është shtu nëpër rrugë dhe policia bashkiake , e rendi zero , e vetëm gjoba , gjoba , gjoba .
    Turizmi , e don rendin me notën 10 dhe jo gjoba , grindje , zhurma , parregullsi , etj.

  3. Janullatos arxidoglyftis says:

    Eshte shtuar shume rradha per psikolog ne albanistan.
    Mjere europa cka per te hequr me shqipot po u futen.

  4. Arber iliri says:

    Pergjegjesi edhe e policise.4 here denoncim.skandal
    Vajza e. paska ndjere ndaj ka shku 4 here.policia ne kete rast krejt jo profesionale.duhet ndryshuar qasja ndaj ketyre denoncimeve.

  5. S says:

    Muaji i shenjte i ramazanit .E veshtire pa buk e uje..Vellezerit mysliman duhen kuptuar kur bejne ndonje gabim te vogel ……

  6. WEB says:

    Ju te gjithë bëni përr përr por dikush nga ju mund të më thotë se sa mundësi kishte që policia të merrte seriozisht për kriminel këtë tipin? Jam i bindur që po ta shikonit në rrugë nuk do ju bënte përshtypje fare dhe do shkëmbeheshit në indiferencën me të madhe

  7. Ani says:

    Ka qene kater here me pare i denoncuar ? Nxirrni emrat e Prokuroreve dhe Oficereve qe e kane pasur ne ndjekje, per kete rast jane ata te paret qe mbajne pergjegjesi. Nje njeri i semure ose mbyllet ne psikiatri ose denohet.

  8. T.T says:

    Dhe ju na thoni neve qe i kena bo mutin shqipris,pse femit tuaj nuk flasin shqip qe te lexojne ketu lloj pislliqesh,,,,Jam krenar qe sjam shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje