Krim i rëndë në Tiranë, djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten

8 Qershor 2018, 09:09Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje.

Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e “Don Boskos”, rreth orës 08:10, ndërsa Report Tv mëson se autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata.

Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit ende mbeten mister.

Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.

2 komente në “Krim i rëndë në Tiranë, djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten”

  1. undefined says:

    Nuk priti Xhaferri te mbaroje Ramazoni?
    Allahu do ta denoje.Hiq muslimon i mire paska ken!

  2. troc says:

    Do Zoti nuk e ka vrare edhe ky per te njejten arsye si ai me pare se do ishte e frikshme.
    Me sa mend kujtojne keta njerez se jeta e dikujt eshte ne doren e tyre?
    Me sa mend kerkojne ti imponojne dikujt jeten
    Me sa mend vazhdojne me keto patriakalizma
    Ngushellime familjes se vajzes dhe te djalit sepse prinderit jane perpjekur per ti rritur por fati paska rezervuar fund te dhimbshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje