E rëndë: Djali nga Peshkopia vret me automatik nënën dhe babanë

7 Qershor 2018, 12:59Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Peshkopi, një i  ri ka vrarë nënën dhe babanë.

Nga informacionet paraprake mësohet se i riu kishte ardhur dje nga Anglia.

Ngjarja tragjike ka ndodhur te ‘Ligja’, ku 26-vjeçari Qemal Sela ka qëlluar për vdekje me automatik babanë dhe nënën e tij.

Policia ka kapur autorin e krimit të dyfishtë, ndërsa njofton se viktima kanë mbetur shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeç.

Informacioni paraprak:
Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje. (TemA)

 

1 komente në “E rëndë: Djali nga Peshkopia vret me automatik nënën dhe babanë”

  1. Genti says:

    Nuk di c’te them….Pas nje krimi kaq monstruoz mund te them -I mjeri ai per shpirtin e tij. Per te nuk ka as justifikim,as meshire. Biles per te edhe ferri eshte pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje