“Përgjegjshmëria shpërblehet”.
Kështu është shprehur anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, pas vendimit të KPK se ai e kalon me sukses vetingun.
Trupi gjykues vendosi se Islamaj konfirmohet në detyrë, ndërsa vetë gjyqtari i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, thotë se procesi ishte emocionues dhe se ky vendim do të thotë se përgjegjshmëria shpërblehet.
Ndërkohë, edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi ka kaluar me sukses vettingun, pas vendimit të dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin e tij në detyrë.
Prençi është një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”.(TemA)
I ka futur ne dushek parate ,dhe ben gjum te rehatshem .?