Gazetari Artan Hoxha: Kjo është mënyra e re se si pastrohen paratë e drogës

6 Qershor 2018, 23:11Kronika TEMA

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i njohur për investigimet e tij lidhur me kultivimin e kanabisit në vend apo edhe rastet dhe krimet më të bujshme, është i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, ku po flitet rreth temës “Rënia e euros dhe paratë e pista”.

Duke komentuar futjen e parave të pista në ekonominë shqiptare dhe rënien e euros, Artan Hoxha zbuloi një mënyrë të re të përdorur gjerësisht në Shqipëri kohëve të fundit, për të pastruar paratë e drogës.

Ai u shpreh se krahas ndërtimeve, tashmë ka filluar investimi në lojrat e fatit.

“Investimi në lojërat e fatit është mënyra më e re e pastrimit të parave.

Sot nuk janë shtuar lojtarët por vetëm lojërat. Është një nga fushat ku asnjëherë nuk merret vesh si investohet, si fitohet apo nga vijnë paratë”, – tha ndër të tjera Hoxha

4 komente në “Gazetari Artan Hoxha: Kjo është mënyra e re se si pastrohen paratë e drogës”

  1. Lion says:

    Kur mungon shteti doemos lulezojne krimet.
    Krni degjuar te flase ndonjehere kryeministri per gjakmarrjen?
    Kurre se atij i eshte bere mendja “Rilindja urbane”,tenderat dhe koncesionet.
    Keni degjuar ndonjehere kryeministrin te flase se per nje konflikt te vogel administrata publike i detyron njerezit t’u drejtohen
    gjykatave?
    Kurre se ai ben sikur nuk e kupton se korrupsionin e lind padrejtesia,zvarritja dhe shkelja e ligjeve.
    Kush nuk duron paguan ,kurse te tjeret rropaten gjykatave per vite te tera.

  2. Sit back and relaks()() says:

    Foli shkencetari.

  3. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Gazetar investigativ ky thesi me mut ?! Hahahaha….

  4. H says:

    Jo zotëri, euro ka rënë sepse ekonomia shqiptare është forcuar jashtë mase. Këtë gjë e tha guvernatori i bankës shqipërisë, personi më i zoti dhe kompetent për këtë çeshtje.Sepse guvernatori është kompetent !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje