"Më dhunuan se godita makinën e efektivit për gjobën", reagon policia: Ja e vërteta e ngjarjes në Pogradec

5 Qershor 2018, 17:58Kronika TEMA

Policia e Pogradecit ka reaguar lidhur me ngjarjen ku një i ri ka denoncuar efektivët për dhunë gjatë shoqërimit në komisariat.

Sqarohet se shtetasi Ilir Bega është shoqëruar pasi goditi me shkelma makinen e policit.

28 vjecari  tha per mediat: Me dhunuan gjate shoqerimit dhe qendrimit ne Komisariatin e Pogradecit.

Ndërkohë nga ana tjetër policia njofton:

“Në datë 04.06.2018, rreth orës 06:40, përpara ambjentit të Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi I.B, i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë.

Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici.

Shkak për këtë veprim sipas kallëzimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjës i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.

Shtetasi I.B. pas marrjes së deklaratës së tij ku shprehet se nuk ka pretendime ndaj veprimeve të Policisë, si dhe kërkon ndjesë ndaj punonjësit të policisë për dëmtimin e mjetit, rreth orës 09:45 është lënë i lirë.

SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj.Trimi”, sqaron policia. (TemA)

5 komente në ““Më dhunuan se godita makinën e efektivit për gjobën”, reagon policia: Ja e vërteta e ngjarjes në Pogradec”

  1. Te qenka kruajtur bythe vete o byrazer.Ishalla ke zene mend.

  2. ana says:

    Mire mo mire po zbardhni vdekjen e atij djalit nga Korca brenda ne komisariatin e policise.

  3. Liqenori says:

    Na mo aga! Po cdo ti mo me makinen! Temen ore! E krojtur vete bythen mo cironkeeeee! Po ku i di ti cjane cironkat mo aman! Pe verdove je mo???

  4. Rrumpalla says:

    Po mirë Polici që të vuri gjobën, zbatoi ligjin apo të kishte inat dhe shpiku një ligj të vetin? Kur do mësohemi në të zbatojmë ligjin. Ti zotëri i dashur mu d ta hidhje në gjyq policin për thyerje të ligjit dhe të prisje vendimin e gjyqit sepse përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Seç kamë një dyshim që gjithë këtë histori e ke shpikur vetë, vetëm që të përfitosh nga opinioni.

  5. Iliri says:

    Po Pse mor ……..djale, ti duhet te gjuash me shqelma ..e policia me pambuk ! Cfare truri! Ku e ke gjetur,lexuar(nqs di te lexosh) a kush te ka genjyer. Ne cilin vend te botes ..ti gjuan me shqelma e nuk te shterngojne qe mos te gjuash…Force e balancuar ,kunder forces…etj.. Tani eshte nxehte dhe duhet patur kujdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje