Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e 29-vjeçarit Vasil Dervishaj dhe ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar.
Ndërkohë, janë arrestuar dy bashkëpunëtorët e tyre.
Autoret e dyshuar te shpallur në kërkim janë:
-E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;
-A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Ndërsa dy bashkëpunëtorët e arrestuar janë:
-Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,
-Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë.
Deklarata e drejtorit të Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj:
Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,
Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
-një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë
-një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm, – një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar
-si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:
Shtetasve E. A., dhe A. C., për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’.(TemA)
Po cfare “biznesmeni” mer !!!
Se na hapet barkun me kete emertim te ketyre horrave!
Horrat e Tepelenes dhe gjoksi me vrime duhej te ishte titulli. Dje horrat nga Tropoja sot nga Tepelena, aha?!
Trimat e Tahirit apo Fatmirit?