Vrasja e biznesmenit 29-vjeçar, Policia e Vlorës ndalon autorin e parë të dyshuar

7 Qershor 2018, 09:33Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka mundur të ndalojë një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj, orët e vona të së hënës së 4 qershorit.

Pas zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të dy bashkëpunëtorëve dhe dy autorëve të dyshuar, policia ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Vlorës për ndalimin e 28-vjeçarit me banim në Vlorë, A.C.

Ai akuzohet për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç.

Tashmë policia i ka fokusuar përpjekjet për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që materialet për autorin e parë të dyshuar i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës.

1 komente në “Vrasja e biznesmenit 29-vjeçar, Policia e Vlorës ndalon autorin e parë të dyshuar”

  1. PA EMER says:

    .. NA THONI EMRAT E VERTETE , PASI VASIL DERVISHAJ NUK SHKON ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje