FOTO/ Në burg apo në Turqi? Ja ku ndodhet Adriatik Llalla

7 Qershor 2018, 11:59Kronika TEMA

Ish- prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po qëndron në Gjermani.

Lapsi.al ka siguruar një foto të Llallës në një lokal në Bremen në shoqërinë e familjarëve të tij.

Mësohet se në të njëjtin qytet jeton edhe motra e ish- kryeprokurorit.

Fillimisht u tha se Llalla strehohej në Turqi.

Shkak u bë një letër e shkruar në turiqsht, një prokurorë drejtuar Kolegjit të Apelimit (një nga organeve të vetingut), ku ai konfirmonte se përfaqësues i tij, do të ishte avokati Sokol Hazizaj.

Ka pasur raportime madje, se ai ndodhet në burg në Gjermani.

Llalla nuk pranoi të rikthehej në sistemin e drejtësisësi prokuror i thjeshtë dhe u dorëhoq me një letër dërguar presidentit.

Pavarësisht se nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, vazhdon të jetë në diskutim çështja nëse Adriatik Llalla duhet t’i nënshtrohet vetingut apo jo.

Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte që ish- kryeprokurori nuk do t’i nënshtrohet vetingut, por pas ankimimit të Komisionerit Publik, një vendim i dytë pritet të merret nga Kolegji i Apelimit.

6 komente në “FOTO/ Në burg apo në Turqi? Ja ku ndodhet Adriatik Llalla”

  1. nuk kam faj une says:

    Po mire, kjo Gjermania demokratike si e lejon nje ish kryeprokuror te nje vendi tjeter qe sot eshte kryekriminel te jetoje atje me shume se tre muaj? te ishte ndonje shqiptar i thjeshte, do ta kish marre per leckash e do ta kishte plasur ne Shqiperi. dhe ju thoni ka demokraci, ka barazi para ligjit, ka liri dhe te drejta te barabarta…ka nje mut kapitalizmi qe genjen tere diten dhe i ka mpire njerezit deri ne vdekje.

  2. BE 2025 says:

    Sa te kete dosjen e Lu Lu me vete Gramshaku me Diplome do hedhi valle.
    Ene dosjen e edvinit me shake…

  3. Atdheu ne rezik says:

    Pikerisht per kete Gjermania quhet demokratike, sepse e quan te pafajshem cdo te akuzuar para se akuzen ta vertetoje gjyqi.
    Gjermania eshte nje vend i lire ku Llallerat mund te jetojne te lire sa kohe qe prokuroria shqiptare nuk kerkon ekstradimin (nxjerrjen jashte e dergimin e tij ne Shqiperi) e tij per t’u gjykuar ne Shqiperi.
    Mos kerkoni qe problemet me Llallerat e pafund t “demokracise shqiptare” te na i zgjidhw Gjermania, Amerika ose Kina.
    Keto t’ia kerkojme qeverise sone, prokurorise sone.

    1. Aleksander says:

      Amerika e dha vendimin e saj per hirren…llallen desha te them .Ne amerike ky katundari nuk mund te shkele.

  4. Atdheu ne rezik says:

    Pikerisht per kete Gjermania quhet demokratike, sepse e quan te pafajshem cdo te akuzuar para se akuzen ta vertetoje gjyqi.
    Gjermania eshte nje vend i lire ku Llallerat mund te jetojne te lire sa kohe qe prokuroria shqiptare nuk kerkon ekstradimin (nxjerrjen jashte e dergimin e tij ne Shqiperi) e tij per t’u gjykuar ne Shqiperi.
    Mos kerkoni qe problemet me Llallerat e pafund t “demokracise shqiptare” te na i zgjidhw Gjermania, Amerika ose Kina?

    Keto t’ia kerkojme qeverise sone, prokurorise sone.

  5. N.VJOSA says:

    Në boten e sotme Ligjin e bën Maliqi !….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje