Lajmërim i rëndësishëm për të gjithë udhëtarët e rrugës "Tiranë-Durrës", policia: Shqetësimet do marrin fund

7 Qershor 2018, 16:56Kronika TEMA

Autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas prej kohësh është shndërruar në një shqetësim të madh.

Krahas degradimit të infrastukturës, drejtuesit e mjeteve të transportit vijojnë të abuzojnë me oraret, vendqëndrimet por edhe pagesat të cilat ndryshojnë dita ditës.

Policia Rrugore e Tiranës ne nje njoftim per mediat thote: Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik kryesisht në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve jashtë stacioneve të miratuara, Policia Rrugore e Tiranës prej disa ditësh ka monitoruar pikat e rrezikut ku haset më së shumti ky fenomen dhe sot janë organizuar disa pika kontrolli për monitorimin, kontrollin dhe procedimin e tyre administrativ sipas shkeljeve të evidentuara nga agjentët verifikues.

Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Janë kontrolluar gjithsej 50 mjete të kësaj kategorie dhe janë vendosur 14 masa administrative për shkeljet e konstatuara.

Një tjetër shqetësim për Policinë e Tiranës është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, duke kaluar në rrugët interurbane dhe në rrugët urbane, jo në mbikalimet apo në vijat e bardha por në vendet e pa lejuara duke ju ndërprerë rrugën automjeteve, çka përbëjnë rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesëve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për më shumë vëmendje dhe kujdes në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.(TemA)

4 komente në “Lajmërim i rëndësishëm për të gjithë udhëtarët e rrugës “Tiranë-Durrës”, policia: Shqetësimet do marrin fund”

  1. rrema says:

    A ka ndonje menje me rregullu rrugen apo doni me tall bythen me rerulla koti.

  2. Lushnje -Fier ???? says:

    Kush idiot pazarxhi ka dhene urdher me fillu rikonstruksioni i rruges Lushnje-Fier dhe anasjelltas tani qe filloj sezoni turistik..
    Ministria apo ARSH , a jane ne terezi apo tendera kot per klientet militant
    dhe mbi te gjitha ajo rruge nuk ka pasur probleme, thjesht mund te vendosen mbrojtese anesore

  3. Lani says:

    Mendova se mos u be ndonje gabim dhe filluan ta asfaltojne!!!!!!!!!!!!☹️

  4. Bushi says:

    Nuk duhet ta hedhim fajin te rruget,jane apo nuk jane te bukura e ndonje prishje,por te vehtja e jon qe shkelim rregullat e qarkullimit rrugor.Edhe kur rruget jane te rregullta,ne nuk shkojme te vijat e bardha,ose te mbi apo nenkalimet.Akoma kemi nevoje per edukim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje