Një 51-vjeçare ka rënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim.
Policia e Fierit njofton se ajo i ka marë një shtetasi 7500 euro duke e gënjyer se do t’i parashikonte fatin me filxhan.
Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, nga Radostina-Vadhizë, Fier njihet si fallxhore në zonë dhe ka qenë e dënuar edhe më parë për mashtrim.
Më 30 prill ajo i ka marrë një 44-vjeçari nga Patosi sasinë e parave duke e mashtruar.
“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos”, thotë policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”.(TemA)
Njoftim i paqarte. Dihet, falli eshte fall, edhe pirja e kafes, me qellim qe te lexohen shkaravinat e telves ne filxhan si shenja qe parashikojne te kaluaren e te ardhmen e personit, eshte poashtu fall. Fallxhoria eshte mjeshtre per te hutuar personin qe i lexon filxhanin. Dihet, ajo nuk ia merre personit dhe s’ka si t’ia marre, ai vete te fallxhoria i pergatitur per te paguar sherbimin e saj, prej te cilit orientohet, si ata qe i orienton horoskopi me parashikime qe jane te dhena fallxhoresh pseudoshkencor qe lexojne pozicionet e yjeve gjate levizjeve dhe interpretojne fatin e njeriut sipas dites se vitit qe ka lindur.
Atehere perderisa falli lejohet, perse duhet te denohet fallxhiu, qe poresitesi i fallit u be pishman per pagesen?