A e shëndoshi moralin mediatik intervista e Fevziut? Jo, përkundrazi!

9 Qershor 2018, 08:45Politika TEMA

Nga Klementin Mile*

Ndërsa vëren zhurmën mediatike për kalimin e përfolur të gazetarit Blendi Fevziu nga TV Klan te Top Channel, shumëkujt mund t’i kujtohet ajo loja e fëmijërisë kur merr një lule dhe, ndërsa ia heq petalet një nga një, thua me vete “më do, s’më do, më do, s’më do…”. Klani apo Topi? Topi apo Klani? Kjo paskësh qenë dilema e madhe e Fevziut, po t’i besojmë intervistës së tij për Panorama Plus. Kjo dilemë e Fevziut, me sa duket, paska provokuar ndjeshmëri të pazakonta në publik. Aq sa gazetari i famshëm e konsideroi të udhës të shprehej për to edhe në emisionin Provokacija të Muç Nanos.

Fevziu tha: “Ne po krijojmë një raport midis vlerave dhe antivlerave, zakonisht po dominohemi nga antivlerat. Ajo që po të them është që sot ne vijmë në një moment që shikon njerëz pa kulturë, injorantë, që nuk i meritojnë 45 minuta në televizion. Ndërsa shikon intelektualë, rektorë, që dalin një herë në vit”.

Ka të drejtë Fevziu, kjo është gjendja aktuale e ekraneve televizive shqiptare. Por a nuk është dhe ai vetë përgjegjës për këtë gjendje? A nuk iu ka dhënë kohë televizive dhe vlerë injorantëve tek emisioni Opinion? A nuk ka ndodhur kjo gjë për vite me radhë, qëkurse emisioni i tij nisi të transmetohet katër herë në javë?

Reflektimi i Fevziut, në qoftë i sinqertë, është tepër i vonuar. Për thuajse dy dekada ai nuk ka dhënë shenja se e shqetësonte ndopak zhurma që mbyste komunikimin në emisionin e tij; as nuk është dukur ta shqetësonin hiret e zhveshura të injoranteve pa kulturë, që u zinin vendin dhe kohën grave e burrave të lexuar, intelektualëve dhe ekspertëve; as nuk dukej t’i ketë bërë përshtypje që sidomos te emisioni i tij u fabrikuan për vite me radhë gjithologët, të njëjtët fytyra që flasin me kompetencë për gjithçka të kësaj bote.

Prandaj është e vështirë të besohet se Fevziu paska patur ndërmend të largohet nga Klani për arsye të lidhura me cilësinë. Po t’i referohemi kategorive të Kantit, alternativa shpjeguese për lëvizjen e përfolur të Fevziut mbetet të jetë në kategorinë e sasisë. Edhe kjo gjë, natyrisht, është përfolur. Thuhet se Topi do i afrojë më tepër para Fevziut, edhe pse sipas tij oferta financiare nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrje. Fevziu, për të cilin cilësia nuk duket të ketë qenë ndonjëherë synim, pretendon se nuk joshet nga sasia.

Megjithatë, zërat e fundit nga bota e medias thonë se Fevziu nuk do ikë, por do rrijë te Klani me një rrogë më shumë se të dyfishuar. Në këtë kontekst, morali mediatik nuk përfiton asgjë nga komente dhe deklarime si ato të Fevziut në intervistën e tij. Motoja “bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë” është tipikisht hipokrite dhe shërben vetëm për ta ndotur më tej ambientin mediatik. T’u flasësh gazetarëve të rinj për gazetari, kur vetë u ke bërë gjithë kohës PR-in të pushtetshmëve, është hipokrizi. Të flasësh se udhëhiqesh në vendimmarrje nga parime si cilësia dhe miqësia, kur ndoshta je gazetari më i paguar në vend, ky është humor i zi.

Lëvizje si kjo që u përfol se do të bënte Fevziu nuk ka nevojë të justifikohen moralisht. Ato janë lëvizje në tregun e medias, i cili ka logjikën, rregullat dhe konkurrencën e vet. Nëse ky treg e paguan Fevziun shumë sot te Klani dhe nesër mbase do e paguajë edhe më shumë te Topi, ose 2.5 herë më shumë te Klani, kjo dëshmon specifikat e tregut mediatik dhe interesat e organizatave të mëdha mediatike si televizionet e lartpërmendura, të lidhura me fije të dukshme dhe të padukshme në një rrjet me organizata të tjera si partitë politike dhe bizneset. Arsyet e lëvizjes së përfolur, edhe pse eventualisht të pandodhur, të Fevziut duhen kërkuar në këtë treg dhe brenda kësaj logjike rrjetesh të ndërlidhura, jo në kritere idealiste dhe emocionale të individit gazetar.

*Pedagog në UET – Titulli original: A e shëndoshi moralin mediatik intervista e Fevziut? Jo, përkundrazi!

18 komente në “A e shëndoshi moralin mediatik intervista e Fevziut? Jo, përkundrazi!”

  1. Timi says:

    Fevziu eshte balli i llumit te kazanit. Turpi i gazetarise…ky surrat patate i zgjati jeten berishizmitt

    1. Arbeni says:

      BRAVO ?.Ky sternip i Esat Toptanit ka qene nje TELLALL i partise se saliut duke helmuar e trullosur mendjet injorante te peshqeve te cilet bien fare lehte ne grepin e kesaj propagande banale e antikombetare.Qellimi dihet,mbrojtja e krimit dhe korrupsionit te saliut dhe pinjollove te tij delenxhinj.

  2. me thuaj me ke ri te them cili je says:

    sakte llumi do llumin.

  3. me thuaj me ke ri te them cili je says:

    sakte llumi do llumin.

  4. Vedat Shehu says:

    Fevziun e ka zene mallkimi elegant proverbial “te hyfte vetia ne qejf”.

  5. MERO BAZE JA HA MUTIN BLENDI FEVZIU says:

    VETEM nje gje paske harruar te shkosh te ja ja HAJE MUTIN Blendi FEVZIUT APO JA KA NGRENE MERO BAZE PERPARA JUVE E JU PO PRET NE RADHE -ikni more BYTHQIR e BYTHLEPIRES po ku pjerdh Blendi per juve

    1. Arbeni says:

      Vertet gazetaret tane perfshi edhe Meron jane disa legena ne sherbim te politikaneve legena e te korruptuar e kriminelë si saliu &Co,por ti vertet qenke prototipi i bytheqirit.Je njeri pa pike edukate e kulture dhe kjo tregon se je edukuar ne nje ambjent familjar te prapambetur e injorant.Turp te kesh!Ti mund te me shash edhe mua,por kushdo qe te te lexoj e kupton sepse ka te bej me nje njeri te rritur neper shpella dhe do te thote se nuk ja vlen te merresh me nivele te tilla llumi…!

  6. sumqina says:

    Ku fevzi qetosi qe thoshte fiton GD ne durres qe esht super rruspije dhe u kap me mesazhe me salianusin. Ja kta promovon ky qe ka shum kultur e nivel. Ik ore nivel llumi se un ste shikoj kurre ty.

  7. tomt says:

    z,klement mile pse ke harxhuar gjith ate kohe per kete lloi qe nuk ka asnje vlere .Ky ka vlere vetem per injorantet.

  8. Kroi says:

    Nuk ka perfaqesim me te pershtatshem per profilin e mediokrit, nesataristit e servilit sesa Fevziu. Eshte nje fllucke e vetefryre qe i ka bere te tera . Ka marre pronat e veta dhe te fisit me servilizmin mediatik e jo vetem. Ka perfituar sa e si ka dashur duke sakrifikuar cdo parim gazetarie e vlerash. Fevziu nuk ka patur ndermend te largohet asnje dite nga Klani. Zhurnen e beri ne dijeni te plote te Sandrit. Ishte nje krize rifaktorizimi qe duke mos qene djale i zgjuar e beri trashe , shume dhe keq. Kjo e folura per krizen e televizionit dhe shperthimin e antivlerave ishte shaka e madhe . Ne krye te kesaj levizjeje antivlerash eshte ai, eshte Sandri , eshte Klani. Me ndihmen edhe te politikes qe e ka strategji delegjitimimin e gazetarise e zerave publik me vlere. Sandri pastaj nuk ka asnje vrarje ndergjegjje sepse lezhjani me gruan lushnjare kane vetem merakun e atij lekut te qelbur. Nuk ka tv ne bote qe funksionon ne kete forme . Flas per televizione serioze kombetare. . Sandri e Blendi drejtojne nje kioske ne treg dhe e bejne kete me vullnet e deshire te plote.

  9. Princ Vidi says:

    FEVZIU SOT ESHTE ESAD PASHE TOPTANI I SHTETIT TE SHQIPERISE SE MESME ISLAMIKO FONDAMENTALIST E VDEKJEN MUND TA KETE VETEM NGA DEMOKRATE E AVNI RUSTEME!!!!!!!

  10. kipe ylli says:

    Ke shume te drejte ,o Bruno Vespa i klanit,shume vone e kuptove se mediokriteti,injoranca,shkerdhatokracia jane tipare qe dominojne sot ekranet kryesore tonat,ne keta ekrane cfaqen personazhe pa pike personaliteti,qe marrin persiper te thone gjithcka dhe te mos thone asgje,te ndertojne programe te neveritshme per shikusit dhe te frikshme per edukimin e femijve dhe per fat te keq keta individe kane bllokuar ekranet e televizive kryesore,nje nga keta eshte dhe ky super anal~isti i mesiperm

  11. Ali Pazari says:

    Or TI qe merresh me mbrojtjes e mutit dhe pordheve te Blendi Bythes dhe ofendon te tjeret qe as i njeh , nuk duhet te harrosh tja thuash atij se po kerceve hu me hu bashke me ato qe ka vjedhur,se ka Zot lart qe sheh,mund te vonoje,por nuk te harron.Malli i madh eshte haram me Kuran dhe vjen nje dite ….gjynah ishte djale i mire…por…..kij kujdes….

  12. Franci says:

    A ka me antivlera se ata qe therret ky tullaci me shkop ne opinion ??
    Vetem te Fevzo mund te shikosh lloj lloj dallkaukesh, servile intelektuale gagace qe duan 1 ore te mbarojne nje fjali, gazetare te shitur etj.

  13. shushica says:

    E thashe edhe pardje ,Fevzi baraz antivlere.Mund te jete etalon i antivleres,si njesi matese ,metro ,kg,milie..A.Bushati…nje Fevzi, ,,,Çani… 3 Fevzi, …Lubonja …7..Fevzi ,…Zhej …4 Fevzi ,Peka ..22…Fevzi …e keshtu me radhe .Nuk ka nevoje ta komentojme ,mjafton te perdorim etalonin …Fevzi…per te percaktuar masen e antivleres te shume …gazetareve …qe nuk kane qene kurre gazetare .

  14. Roland says:

    Mbas sali kërmës ky eshte dobiç i dyte qe i ngeli ne prag politikes shqipetare …dhurat e ramiz pisit

  15. Alboz934 says:

    Fevziu eshte hipokrit sepse po e sheh veten qe shikushmeria i ka rene 50% (bashke me Sandrin e bejne kete pune) qe gjoja do te shkoje ne nje televizor tjeter dhe une po ja shtoj rrogen qe te rrije ne klan . Po une nuk e kuptoj si paska pasur shikushmeri me te gjithe injorantat qe ka mbledh si opinonista a gazetare si F . Balliun ,Çim Peken ate Hoxhen qe kandidoj per president , bishtperdredhurin Zogaj , “ajken” e rinise Lelen dhe Gjokmarkaj , simpatikun Zhej , . A durohen keto kur flasin si kopetenta dhe historine e duan si thojne ata. Ky televizor eshte mekembur me pare te pista dhe po i vjen kohà qe ti laje ata para e te falimentoje . Me vjen keq edhe per pronaren e top çhenellit qe mori Blushin ku shume shpejt do falimentoje edhe þopi si falimentoj partia e Blushit pa u kriju mire . Sepse disa njeres ngado qe te shkoje mbrapa ju vjen deshtimi si Lul Basha , Blushi por edhe Fevzo me Sandrin se boll e kan genjy e pire gjakun ketij populli duke perkrahur kriminelat duke shpifur e genjyer popullin .

  16. Kopshtari says:

    Fevzija eshte turpi i gazetarise shqiptare, simbol i mediave te llastuara qe merren me te llastuar e mbajne rreth vetes nje tabor lakejsh qe ju bejne fresk. BF eshte perfaqsues i mediave te shitura njeqind her per para dhe qe e kan harruar me koh misionin e vertet te gazetaris.
    Baze dhe Fevzija, nuk kane asgje te perbashket. MB jo vetem qe eshte trim e sypatrembur, por eshte edhe teresisht i pavarur ne qendrimin e tij dhe shume i aft profesionalisht.
    Kush e ka inat Meron, le te çjerri b… me thonj, se nuk ka ça ti bej. Bazen e mban puna e tij, respekti e besueshmeria qe ka tek lexuesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje