Llogaridhënia në Lushnjë, Rama: Drejtësia e pastruar do merret edhe me politikanë, dardha e ka bishtin pas

9 Qershor 2018, 12:05Politika TEMA

Turi i llogaridhënies këtë herë ka vijuar me qytetarët e Lushnjes ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë e  nisi fjalën duke u bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë problemet e tyre në platformën online të bashkëqeverisjes.

Rama ka pralajmëruar se drejtësia e re do të merret edhe me politikanët.

“Jo vetëm do merrni zgjidhje, por do të ndëshkohen edhe ata që kanë shkelur ligjin.

Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”.

Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë” tha Rama.

Ndërkohë, sa i përket punësimit, Rama deklaroi se është një nevojë e madhe që papunësia vazhdon të jetë një problem.

“Ne jemi në një proces dhe vetëm nga zyrat e punës synojmë që deri në fund të vitit të kemi më shumë se 25 mijë vende të reja pune”, shprehet Rama.

“Kemi kaluar 10 mijë raste ankesash dhe kërkesash dh e gjithë ajo pjesë që lidhet me administratën merr adresimin e menjëhershëm dhe zgjidhet kur i takon individit apo komunitetit. Një pjesë e rasteve lidhen me procese gjyqësore, por administrata ska ndikim tek gjykatat.

Por kjo është arsyeje pse ne po shtyhemi fort për të bërë reformën në drejtësi, për të pastruar sistemin nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Një pjesë e tyre përjashtohen nga sistemi për shkak të pasurisë.

Shumëkush mendon këtu se historia mbaron këtu, por në fakt është rasti të kujtojmë thënien se ‘dardha e ka bishtin pas’. Reforma do merret me të gjithë, politikanë, biznesmenë, pas sistemi i pastruar i drejtësisë do të merret me të gjithë, si të barabartë para ligjit”, pohoi ai.(TemA)

1 komente në “Llogaridhënia në Lushnjë, Rama: Drejtësia e pastruar do merret edhe me politikanë, dardha e ka bishtin pas”

  1. Zigur Qarri says:

    Perse pikerisht politikanet ne fund,si “embelsira”,kur dihet qe ata jan hajdutet me te medhenj?
    Kush garanton,qe gjygjtaret dhe prokuroret e korruptuar,nuk zevendesohen me militantet e “rilindjes”?
    Vetingu le ne fund Politikanet,per ti dhene koh,qe te kene mundesi te fshehin pislleqet,plus gjygjtaret dhe
    prokuroret qe do te emroni ju,do te mbyllin gjithshka kompromentuese per ta,qe te tregohet”pastertia”
    e pushtet-tareve tuaj.Ju bete Vetingun per policet,me pare se per politikanet!!!Kush ka mundesi ta
    demtoje me shume Shtetin,nje Minister apo nje polic?-natyrisht qe nje Minister.Atehere,perse favorizon
    te keqen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje