Shpëtim Idrizi "shpërthen" ndaj Greqisë: Fryhen si gjela për detin, jemi ende në luftë. Na vodhën mandatet e tentuan të na zhdukin

9 Qershor 2018, 13:22Politika TEMA

Shpëtim Idrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe opozitës për marrëdhëniet me Greqinë.

Nga Këshilli Kombëtar i PDIU-së ai thotë se politika shqiptare ndaj fqinjit ka qenë vasale.

Idrizi përmendi edhe zgjedhjet e fundit elektorale ku sipas tij mandatet e PDIU në Tiranë u tjetërsuan. 

“Sido që të marrin votat, të na marrin mandatet, nuk mund të na zhbëjnë se nga veriu në jug. Do na kenë si një thumb, ngulur në trurin e tyre. Nuk e prishin dot këtë lëvizje, pasi kjo është partia e madhe. Ata mund të vjedhin mandatin e Idrizit, Takut, Mesilës, por nuk e vjedhin dot misionin tonë.

Se vjedhin dot Çamërinë, sado që të flasësh për të, sado të përbetohesh për të. Pas një viti që u krye ai turp, siç ishin zgjedhjet, pasojat janë këto. Ata tentuan të lënë jashtë Kuvendit PDIU. Jo vetëm për të patur tepsinë me veten, por u bë e qartë kur çështja çame nuk përfshihet në programin e qeverisë.

“Kjo, jo vetëm për ta patur të gjithë tepsinë për vete, por kjo startegji na u bë e qartë, kur Çështja Çame, nuk u përfshi më në programin e kësaj qeverie me timon e tepsi e arrogancë në dorë.
Sot, është më e kulluar se kurrë që, ligjvënësit çamë në Parlament, veç do prishnin punë. Si mund të punonin të qetë me neve nëpër këmbë, kur këta kanë bërë të pabëra që nuk guxonin as vetë grekofonët t’i mendonin në marrëveshjet me Greqinë, kur e gjithë agjenda greke dhe 6 pikat e famshme të Micotaqisit, pothuase janë bërë realitet, kurse ne kemi në dorë vetëm vulën apostolike e premtimet për heqjen e ligjit të Luftës.

Ka qenë një strategji e qartë që mos të kishte përfaqësim të Çamërisë në këtë Kuvend, madje kërkesë e prerë e “vëllezërve” grekë të miqve të rinj të valleve, sepse vetëm kështu mund të kalonin:
– Ligjin per toponimet, ku pleqtë tanë 75-85 vjeç të ishin të detyruar të ndryshonin vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare, sepse grekët kërkonin të zhduknin identitetin çam, madje duke kërkuar të zhduknin dhe emrin e Çamërisë.

– Ligji për minoritetet, ku Shqipëria na doli vend multientnik me nëntë pakica kombëtare , e zonat minoritare të vendosura që në kohën e mbretit Zog në Finiq e Dropull të ishin koncept hoxhist.
– Varrezat e ushtarëve grekë që e kanë bërë Këlcyrën qilizëm dhe po mbledhin kockat e të parëve tanë duke na i quajtur Jani e Mihal.

– Marrëveshjen e detit që na e kanë sjellë kufirin deri tek bregu i dytë. A e dëgjuat gëzimin e Panos Kammenos që shpalli se po zgjerojmë ujërat territoriale?

A e patë se si fryhen gjelat e Greqisë tani, që po përpiqen të marrin gjithë atë pasuri si mbi, ashtu dhe nën ujë. A po ndjehet kush?

Nuk pipëtin asnjë, as Kryeministri, as Presidenti, as ministri i Jashtëm Dhimitër Bushati, askush. Madje, as këta të opozitës nuk hapin gojën. Askush”, deklaroi Idrizi.(TemA)

 

12 komente në “Shpëtim Idrizi “shpërthen” ndaj Greqisë: Fryhen si gjela për detin, jemi ende në luftë. Na vodhën mandatet e tentuan të na zhdukin”

  1. Rrumpalla says:

    S i vërteton Do të këto që thua Idriz, se do jemi deri në fund më ty. Çoji në gjykatë kushtetuese. Por vërtetoi dhe mos na ça bythën nga mëngjesi në mbrëmje.

    1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      Kuh do ti thote ketij Idriz Hajdutit dhe MASHTRUESIT se ky po e degjeneron PDIU njijoj si Basha PD.
      Greqia kur perzuri dhe ushtroi barbari mbi çamet e shkrete kishte bekimin e Evropes,prandaj pa Europen nuk ka zgjedhje te çeshtjes çame.
      Hiqeni nga kryesia e PDIU kete rrugaç,dhe populist se po ju demton ne misionin tuaj per te gjetur zgjidhje per shqiptaret e shperngulun me force nga Çameria Heroike.

  2. Orient says:

    ..eshte gjeja me e ulet vjedhja e mandatit tuaj..,por shpresoj qe te tjerat te jene hamendesime,pasi çeshtja çame do te jete nyja gordiane ,qe neverit nje vend europian me ligj lufte ..dhe kjo per vjedhje te paster…uroj qe qeveria jone te mos jete pale..!

  3. says:

    Idrizi të zgjedhi mënyrën e ekzekutimit. (me thikë, pistolet, litar) pasi po hanë në të dy krahët

    1. "poshte vasalet" says:

      Idrizi e tregoj fytyren e tij kur qeveria Rama i dha nje mundesi te arte per votimin e vetingt meqenese Luli protestonte me cader! PDIU-ja po te pranonte te perfaqsonte opozten do te kishin ne dore drejtesine duke pasur shumicen e komisionereve per vetingun mbas PS-se por per fat te keq Idrizi preferoj ti bashkohej politikes kriminale dhe antishqiptare te organizuar nga Berisha,Basha dhe Meta.

  4. undefined says:

    o Cam grek, inatin nxirrja plehrave shqiptare miqve te Erdoroganit dhe shqipfolsave ne Parlament qe shiten detin dhe ligji i luftes eshte akoma ne fuqi dhe ceshtja came do ngelet ceshtje e cameve ne kokat e tyre ose si endrra postraumatike…….

  5. Pellazgos says:

    Camerine apo Thiamurine e Lashte nuk e marin Greket zoti Idrizi,ashtu sic nuk mund ta marin Vorio Epirin Turkoallvanosat e Erdoganit.
    Juve zoti Idrizi,nuk doni ta zgjidhni ceshtjen Came ashtu edhe Marreveshjen e ujerave se nuk do Turqia per 12 miljet e mbeshtetur nga Rusia dhe Amerika.
    E kuptoni ju qe po te zbatohet 12 mileshi ne Egjeos sipas ligjit nderkombetare nuk shkel kembe anije turku ne Ishujt e Greqise.
    Mirepo cfare ti bej une Amerikes imperialiste apo Rusise qe detyronin deri dje me anen e Turqise mos te zbatohej 12mileshi ligjor.
    Kjo eshte dyfytyresia e Fuqive te Medha,pastaj thone qe Greqia eshte rraciste se aresyeja dihet.
    Kur nuk te lene te shfrytezosh pasurine tende me Ligj nderkombetare,atehere do varferohesh dhe fillon acarimi midis njerezve dhe shteteve.
    Turqia ja ka bere te qarte Greqise,mos bej gabim dhe zgjerohet ne 12 Milje dhe Amerika “Dhimokratike” ferkon duart bashke me Ruset.
    Hajde Nato hajde,per tu patur zili.
    E drejta e Epirit dhe Kastriotit nuk njesohet me ju myslimanet dhe fashistet e Viktor Emanuelit,kjo eshte e verteta.
    Pse Barleti e quajti kete Toke Epir dhe me histori,kerkojini “Atij” llogari dhe mos u perpiqni ta hiqni nga librat e historise kete Term te Lavdise te popullit tone me Pirron.
    Te thuash nuk egzistone Vorio Epiri eshte njesoj si te thuash qe Poli i Veriut nuk egziston se nuk e njeh Erdogani.

    1. "poshte vasalet" says:

      Sherbetor i Janulles neqoftese arrixhinjte e Greqise aplikojne ligjin e 12 miljeve per ishujt i bjen qe deti Egje dhe Jon te jete prone private e tyre per shkak te ishujve te shumte zhduken ujrat internacionale. Ligji i 12 miljeve aplikohet vetem per kontinentin dhe ishujt e banuar me siperfaqe te madhe.

    2. Albani says:

      Ka dhe Epir,ka te jugut,te mesem,dhe te veriut moj pallacke,vetem qe ne te kane banuar shqipetare qe nga lashtesia,e thone tere historianet e lashte dhe te rinj deri ne 1923-in,kohe kur e kolonizuat me evgjite azie.
      Elementi Grek ne Epir dhe Maqedoni ishte zero me 1913,
      Epiri yne ka gjak Shqipetari,jo gjak katolik,kristian apo mysliman.
      Jete ye gjate Shqipetareve,kaurre dhe myslimane.
      Jam krenar qe jam myslym.

  6. ce says:

    Mire ta bene o pallavesh se u bere nkryetar kuvendi pa asnjë vlere. Je nje mut, servil, qe ngrefesh si gjel deti. E kujt po i rruhet se do dalësh i vetëm ne zgjedhje, apo pret te japin ndonjë post, aman hajde me ne o hunderr,,

  7. nuk kam faj une says:

    O Idriz more Idriz, me tre morra ne kurriz, nje te ha e nje gris, nje ne bythe te levis…. çameria ka pase burra me te vertete, por çamerit e sotem jane bere njerez shume bajate. Dhe kjo filloi qe nga perqafimi me Sali berishen ne 1991-in. Kishte dale nje llaf dikur qe çamerit jane te pabese, por ketu u vertetua dhe pse; Enver Hoxha i strehoi, u dha shtepi e toka, pune dhe mireqenie (mos kishin me shume te tjeret?!) dhe ku: ne bregdet, ne Sarande, Vlore, Rrogozhine, Durres. Punova nje jete dhe enderroja ate qe kishin çamet, por nuk ja arrita atehere e as sot. Keshtu qe çamerit ju bashkuan Karaxhiçit shqiptar. Tani pyes: jane te pabese, jane tradhetare apo jane injorante? Kete pergjigje le ta jape Idrizi si gjesma gjel qe eshte, ta japi nusja e çameve Mesila apo dhe Dashi havase. E kuptoni ç’u ka bere Sali Berisha per 20 vjet dhe ju ngelet pas bythes se tij sado qe sot ajo bythe eshte bere kerme. Prandaj i beni hysmetin vetes po te doni e lereni pallavrat se sot kohrat kane ndryshuar per te gjithe. Nuk kruhet bytha si e kruani ju me shume hunje.

  8. a.f. says:

    Sa te kemi keto “tepsi” te politikes dhe me keto “kazane” ku ajo gatuan gjellet e saj,
    sahanlepiresit dhe mashtruesit e tipit Idrizi Shpetim, nuk do ti ndahen ketij populli..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje