Balla takon emigrantët në Itali: Do ju garantojmë të drejtën e votës, pavarësisht hezitimit të PD

10 Qershor 2018, 13:58Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Romë, me shqiptarë që jetojnë e punojnë në zona të ndryshme të Italisë.

“Kontributet e emigrantëve janë të pazëvendësueshme për sa i përket zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe fakti se sot, përafërsisht një në tre-katër shqiptarë jeton jashtë, na detyron të jemi fuqimisht të angazhuar për t’i kushtuar vëmendjen e duhur komuniteteve shqiptare kudo ku janë për të patur ndikim në jetën politike të Shqipërisë sonë.

E vërteta është se vetëm pas vitit 2013 filloi interesimi i Qeverisë shqiptare për qytetarët që jetojnë jashtë, duke synuar përmirësimin rrënjësor të shërbimit konsullor, hartimin e politikave dhe bashkëpunimin me qeveritë e vendeve ku jetoni në lidhje me arsimin, kulturën, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve, etj.

Më në fund pas 25 viteve, kemi një Ministër në Qeveri të dedikuar për çështjen e Diasporës dhe vetëm në 7 muaj kemi miratuar ligjin “Për diasporën”, kemi krijuar Agjencinë, por edhe pak ditë më parë Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Ne, Partia Socialiste, jemi të vendosur, pavarësisht hezitimit të partisë kryesore në opozitë, për t’ju garantuar një ndër të drejtat tuaja themelore, atë të votimit dhe vendim-marrjes në politikat e vendit.

Natyrisht që garantimi i së drejtës së votës për ju shqiptarët që jetoni jashtë Shqipërisë paraqet një sërë vështirësish dhe sfidash, por që nuk janë kurrsesi të pakapërcyeshme dhe që zbehen përballë argumenteve në favor të garantimit të votës tuaj”, deklaroi kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla.

Në këtë takim Kryetari i Grupit Socialist, shoqërohej nga deputeti Jurgis Çyrbja, Sekretari i PS-së për Diasporën Stefan Çipa, si dhe drejtues të PS-së në Itali.

7 komente në “Balla takon emigrantët në Itali: Do ju garantojmë të drejtën e votës, pavarësisht hezitimit të PD”

  1. says:

    S’quhemi më emigrant por mysafir

  2. Bobi says:

    O BALLA KATNARI CFAR NA DUHET NE VOTA NA BENI NJE HETRE BASHKIMIN E VITEVE PER PENSIONE ME ITALINE PASTAJ SHOHIM E BEJME SE NA BI ME DALE 71 VJEC NE PENSION.EDHE PER KETA QE VOTUAM NA LANE NE BALTE.

  3. BE RT Reporter 2025 says:

    Palla Tualeti do vote per emigrantet po ata te PDse jane kundra?

    A nuk merret Pandeli Dhelpra me keto pune, po ky pse fut hundet kur sdi as te rreje. Pse populli i Elbasanit jane emigrantet, o katnari i Librazhdit.

    Pse kane frike Rama e Saliu nga E Drejta e Votes per Emigrantet?

    Sepse emigrantet , me kulturen dhe eksperiencen ne vendet me demokraci ku jetojne , dine te bejne dallimin midis injorantave gangstere dhe horrave politikane te tipit Palla me kompani dhe nuk do nisen nga interesa te vogla per te zgjedhur ata qe e meritojne te jene ligjvenesit e Shqiperise.

    Ka 8 vjet ne pushtet Rama, dhe asnjehere nuk ka permendur ose ka 8 vjet qe mashtron se do ti jape te drejten e votes emigrantit.

  4. Vlora1912 says:

    O Leeeeegeeen!
    D drejta e votes eshte Garantuar nga Kushtetuta….pavarsisht se ti Palle ekzkzton apo jo..
    Ju si ekzekutiv dhe legjislativ keni Detyrimin/pergjegjesine Kushtetuese per tja u Mundesuar ate te gjith Shqiptareve, kudo qe ndodhen.
    ……….
    Na lodhet me kete sjellje prej legeni….sikur ju jeni perendia.
    A mos vall dhe oksigjenin ju na e gara toni???!!
    Ne fakt dhe ate, O2 , po te ishte per ju, mund ta jepni me koncesion!!

  5. Vlora1912 says:

    O Leeeeegeeen!
    D drejta e votes eshte Garantuar nga Kushtetuta….pavarsisht se ti Palle ekzkzton apo jo..
    Ju si ekzekutiv dhe legjislativ keni Detyrimin/pergjegjesine Kushtetuese per tja u Mundesuar ate te gjith Shqiptareve, kudo qe ndodhen.
    ……….
    Na lodhet me kete sjellje prej legeni….sikur ju jeni perendia.
    A mos vall dhe oksigjenin ju na e garantoni???!!
    Ne fakt dhe ate, O2 , po te ishte per ju, mund ta jepni me koncesion!!

  6. Peço says:

    Rrofsh, zoti Balla! Më qetësove. Kisha kohë që nuk po e bëja gjumin të qetë. Premtimi juaj, se do garantoni të drejtën e votës për ne emigrantët është një ngjarje e hatashme, e shumëpritur që nga koha kur këtu në Itali shkeli këmba e arbëreshit të parë. Këtë të mirë të madhe nuk do tua harrojmë kurrë. Dhe kjo erdhi, sepse nuk diskutohet një gjë e thënë nga Ju, i përndershmi zoti Balla, në saj të politikës largpamëse të rilindjes së dytë dhe udhëheqësit të saj të madh e të pagabueshëm zotit Edi Rama. Edhe rilindasit e parë, Veqilharxhi, Kristoforidhi me shokë, e patën premtuar të drejtën e votës për emigrantët, por atëhere infrastruktura mungonte, turku bënte punën e tij sabotuese, e ç’ të të them. Jo vetëm kaq, por ata nuk kishin të ngritur përpjekjet për këtë të drejtë në një shkallë institucionale si kjo e sotmja, ku qeveria e rilindjes së dytë ka një ministri të posaçme për ne të shporrurit nga atdheu, ministri e cila udhëhiqet nga një mëndje gjeniale si ajo e zotit Majko. Me këtë të mirë që na bëtë, (sepse e bërë mund të quhet kjo tani) që ju puthçim këmbë e duar, neve nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të shpresojmë të mos ndjeni lodhje kur ti numëroni votat tona dhe tju urojmë për fitoren dërrmuese në këto zgjedhje që mezi presim të mbahen.

  7. Frok Martini says:

    O balla, o palla budallai, po kujt I plasi menderja per voten tende ,ne hame buken e italise se ju na keni perzene ,rini aty dhe Hani m…,… E shqiptareve …o mashtrues dhe trafikante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje