FOTOT: Takimi historik Trump-Kim, diktatori i Koresë së Veriut mbërrin në Singapor

10 Qershor 2018, 12:01Politika TEMA
FOTOT: Takimi historik Trump-Kim, diktatori i Koresë së Veriut

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Singapor për të marrë pjesë në samitin me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump që do të mbahet më 12 qershor.

“Mirëpritëm Kim Jong Un, i cili sapo ka arritur në Singapor”, ka shkruar në Twitter ministri i Jashtëm i  Singaporit Vivian Balakrishnan.

Kim pritet të takohet me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong më vonë gjatë ditës, ka njoftuar Ministria e Jashtme.

Ndërkaq, Trump është larguar nga samiti i G7-s që po mbahet në Kanada dhe është nisur drejt Singaporit.

Presidenti Trump pritet të takohet me kryeministrin e Singaporit më 11 qershor.

Bisedimet në mes të Trumpit dhe Kimit janë paraparë të zhvillohen më 12 qershor. Ato pritet të kenë në fokus armët bërthamore të Phenjanit dhe përpjekjet për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Trump ka thënë se ky samit është shans që ndodh “vetëm një herë” për Korenë e Veriut.

Në delegacionin e Trumpit për këtë samit është edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, këshilltari për siguri kombëtare, John Bolton, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe sekretarja për media Sarah Sanders.

4 komente në “FOTOT: Takimi historik Trump-Kim, diktatori i Koresë së Veriut mbërrin në Singapor”

  1. says:

    Sipas parashikimeve., do çarmatoset Korea Veriut

  2. Roberto says:

    I pash fotot dhe me beri pershtypje pershendetja me grush e Trampit. Mos valle Trami eshte komunist si Enver Hoxha??? Hahhahah te dy nderonin me grusht :-P. :-). Jane simbole te komunzmit dhe cudi qe diplomati dixhital nuk paska njoftuar Berishen per kete gje. Hahhhahaaa

  3. Genti says:

    Dy femijet e llastuar te planetit Toke do takohen hahaha ,asnje marveshje nuk mund te ket midis tyre ,

    1. T.T says:

      Ca je tu thon o klyshi Berishes,idiot ja u ka dhon zoti riskun e qelbur,zgjebs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje