Ka një lidhje mes autizmit dhe alergjive ushqimore. Një studim i kryer me 200 000 fëmijë zbuloi se ata që kishin probleme të spektrit autik, ishin 2.5 herë më shumë të predispozuar për alergji ushqimore.
Studimi i ri i Universitetit të Iowa-s u shtohet disa provave të tjera që sugjerojnë se keqfunksionimi i sistemit imunitar rrit rrezikun e autizmit.
Bazuar në gjetjet e studimit, drejtuesi i tij, dr. Wei Bao, epidemiologjist në Universitetin e Iowas, thotë: “Ka mundësi që çrregullimet e imunitetit mund të jenë procese që nisin që në fazën e parë të jetës, duke bërë që të ndikohet truri në pjesën që është përgjegjëse për zhvillimin dhe ndërveprimin social, çka çon më pas në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit autik”.
Në funksion të këtij studimi u analizuan të dhënat shëndetësore të mbledhura nga Censusi Kombëtar për Shëndetin, një vëzhgim i përvitshëm që Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve kryen në SHBA. Në periudhën 1997-2016, studiuesit mblodhën të dhëna për fëmijët e moshës 3-17 vjeç.
Ata vunë re se 11.5% e fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik (ASD) kishin alergji të ndryshme ushqimore, një problem që e kishin vetëm 4.25% e fëmijëve që nuk ishin prekur nga autizmi.
Gjetjet e këtij studimi janë thjesht rezultate të një vëzhgimi. Autori i tij thotë se studime të mëtejshme mund të përcaktojnë saktësisht nëse intoleranca ushqimore e shkakton autizmin.
Megjithatë, studime të tjera të mëparshme kanë sugjeruar një lidhje të mundshme mes baktereve në zorrë dhe prodhimit të shtuar të antitrupave apo reagimit të tepruar të sistemit imunitar. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /
Autizmi ka lidhje edhe me ujin e detit,qumeshtin e lopes,frutat,orizin,makaronat etj!
Dem serioz shkaktojne edhe floket e rritur mbi 0.5 cm!
IDJOTAT FSHATARE TE TEMES, PERSE NUK MA KENI LEJUAR KOMENTIN, O INJORANTA….
PLERA MASONERISH TE NDYRE PSE NUK TREGONI TE VERTETEN AUTIZMI SHKAKTOHET NGA VAKSINAT QE I BEJNE FEMIJEVE, VETEM SUBSTANCA E ALUMINIT QE NDODHET NE KETO VAKSINA MJAFTON TE SHKATERROJ QELIZAT E TRURIT E JO USHQIMET VAKSINA ESHTE SHKAKTARI I PARE TEK FEMIJET E VEGJEL, VAKSINA ESHTE ARMIKU NUMER NJE QE FEMIJET E VEGJEL REAGOJNE SHUME KEQ NE FORMA TE NDRYSHME NJE NDER ATO ESHTE AUTIZMI, VEKSINAT PERMBAJNE EDHE SHUM SUBSTANCA TE DEMSHME PER FEMIJET E VEGJEL, TRUPAT E FEMIJEVE TE MITUR JAN TE PAFUQISHEM DHE KUR VAKSINOHEN NE THONJEZA HELMOHEN ME MIR TE THUASH REAGOJNE NEGATIVISHT KUSH ME PAK E KUSH ME SHUME PRANDAJ MOS VAKSINONI FEMIJET AJO ESHTE KRIM TEK FEMIJET TUAJ.
o gazeta tema perse nuk i postoni komentet qe njerezit ta dine te verteten nga kush vjen autizmi te keni turp informacionet jane per te gjithe prinderit qe i duan te miren femijeve vaksina eshte shkaktari kryesor per autizmin permbajtjet qe kane brenda vaksinat si alumini qe eshte armiku numer 1 i shkaterrimit te qelizave te trurit e te tjera.