STUDIMI: Ja analizat e gjakut që diktojnë kancerin përpara simptomave

3 Qershor 2018, 22:35Shëndeti TEMA

Nga Rory Smith, CNN

Kërkime të reja shkencore duken premtuese për të dalluar disa lloje kanceri me analiza gjaku, në faza shumë të hershme.

Testi, i njohur si biopsi e lëngshme, kontrollon ADN-n për qeliza kancerogjene dhe shërben për të dalluar 10 lloje të ndryshme kanceri me saktësi të lartë.

Dr.Eric Klein, nga Instituti “Taussing” për Kancerin, në Klinikën e Klivlendit, SHBA, ka drejtuar kërkimin shkencor që u paraqit te konferenca e përvitshme e Shoqërisë Amerikane të Klinikave Onkologjike në Çikago, mbledhja më e madhe e onkologëve nga e gjithë bota.

Shumica e llojeve të kancerit zbulohen në faza të përparuara, kur kurimi është më i ndërlikuar dhe përqindja e atyre që shërohen është më e vogël, thotë broshura e konferencës.

Analiza e ADN-s së gjakut nuk është ende gati të përdoret gjerësisht, por ky test do të mundësonte dallimin e shumë llojeve të kancerit që në faza të hershme, që para se të nisin simptomat, kur trajtimi ka më shumë gjasa të ketë sukses. Këto lloje testesh mund të vihen në zbatim në mënyrë universale.

“Ta dallosh kancerin herët, që para se të shpërndahet, është një nga mënyrat më të fuqishme për të siguruar trajtimin e duhur për më shumë njerëz, duke u dhënë më shumë gjasa që ta mundin sëmundjen”, thotë Fiona Osgun e Kërkimeve Britanike për Kancerin, e cila nuk ka qenë pjesë e studimit.

Kërkimi u bë me 1627 pjesëmarrës, 749 prej të cilëve ishin pa kancer, 878 kishin lloje të ndryshme kanceri të sapodiktuar, të patrajtuar.

Analiza e gjakut përbëhej nga tre teste që tregonin kancerin e pankreasit, vezoreve, mushkërive, ezofagut, etj.

Kanceri i vezoreve u diagnostikua me 90% saktës, i ndjekur nga hepatobiliari, një kancer shumë vdekjeprurës që sulmon mëlçinë dhe tëmthin, si dhe kancerin e pankreasit, me 80% saktësi.

Testi është premtues sidomos për ndjeshmërinë e lartë që ka ndaj kancerit të pankreasit. Kanceri i pankreasit diagnostikohet zakonisht kur ka përparuar shumë, thotë dr.Chris Abbosh, kërkues në Instutin e Kancerit në Universitetin e Londrës.

Megjithatë, është e rëndësishme të vihet në dukje se numri i njerëzve në të cilët u diktua ky lloj kanceri, është i vogël.

Për kancerin e vezoreve dhe të pankreasit u dalluan vetëm 10 raste. Ndërsa me kancerin hepatobiliar u gjetën vetëm pesë.

Llojet e kancerit që hasen në kokë, qafë dhe mushkëri u diktuan me më pak saktësi, 56% dhe 59% respektivisht.

Por rezultatet janë premtuese. Aftësia për ta diktuar kancerin në faza të hershme, në mënyrë që t’u ofrohet pacientëve trajtim i saktë për sëmundjet, është diçka që pritet të shpëtojë shumë jetë, sipas dr.Nickolas Papadopoulos, profesor onkologjie dhe patologjie në John Hopkins Medicine, si dhe autor i një studimi për analizat e gjakut që bëhen për identifikim të hershëm të kancerit.

Për shumë prej kacereve të zakonshme, mundësia e mbijetesës trefishohet kur diagnostikohet në fazë të hershme, sipas Institutit të Kërkimeve për Kancerin në Britani.

Mbetet ende shumë punë për t’u bërë para se të përdoret gjerësisht.

“Nevojiten ende shumë kërkime para se të arrihet ky qëllim. Ky test gjaku ishte më i mirë se të tjerët për të dalluar disa lloje kanceri, ndaj na duhen prova të mëtejshme për saktësinë, si dhe për të përcaktuar nëse do të shpëtojë vërtet jetë”, tha Osgun.

Gerhardt Attard, nga fondacioni bamirës John Black, drejtues te Instituti i Kërkimeve për Kancer në Universitetin e Londrës, beson se shumë shpejt kjo mund të bëhet një metodë e zakonshme për të diktuar kancerin.

“Kjo po ecën shumë shpejt. Mendoj se në 5 deri 10 vitet e ardhshme, nëse vazhdon të funksionojë kështu, mund ta shohim në përdorim të përditshëm”, tha Attard.

Por Abbosh ka disa paralajmërime për kërkimin.

“Që t’i përmbahet premtimit për të bërë analiza për kancer, ky test duhet të ketë aftësinë të identifikojë pacientët që do të kenë simptoma ose shenja kanceri. Do të jetë e rëndësishme të përcaktohet se sa i dobishëm është ky test për të identifikuar faza të hershme të kancerit. Në fazën e parë të sëmundjes, ndërhyrjet kirurgjike kanë më shumë gjasa ta heqin të gjithë kancerin nga pacienti e të japin shërim të plotë. Por këto të dhëna nuk janë ende të prekshme”, tha Abbosh.

Dr. H. Gilber Welch, profesor mjekësie në Institutin Dartmouth për Politika Shëndeti dhe Praktika Klinike, tha në një lajm të mëparshëm të CNN se analiza e këtyre testeve është tepër e ndërlikuar.

“Biopsia e lëngshme ka shumë faza, shumë hapa, dhe shumë mundësi që gjërat të shkojnë keq”, tha ai.

3 komente në “STUDIMI: Ja analizat e gjakut që diktojnë kancerin përpara simptomave”

  1. ta says:

    do shpetoje shume jete,hahaha po sado te shpetoje prap ne varri bamit do vene ca me shpejt e ca me vone,e rendesishme eshte te mos vuajne.

  2. Fatbardh says:

    Ky eshte nje zbulim shume I rendesisheme Premton masa paralajmruse ne fazat fillestare.Ne minnjture cancer lindin heret pra se te behet
    zbulimi optic me sy..

    Po kjo don dhe interesim,studim,aparatyrs pra
    I n v e s t I m e.
    Prandaj duhet bashkrishte shkencaret dhe institutet kerkimore shkencord, biologjike te bashkpunojne
    Sa mire e ka USA.qe preferon e lejone dhe nuke pengon dhe ase dr .me I mire,nuk ofendohet
    Pse kerkohet ”sekend” OPINION per diagnostikim.
    Konkretishte zv. drejtoresha e departmentit ophthalmology ne New York Presbyterian dr.Demtrade assisted Prof. .sergen ophtalmik,(qe zevensonte dr. e patiently qe ishte me leje lindje (dr.Anna Marie demetrius PhD )glaucoma opftamik nje pacint pas ekzaminimeve I kerkon me ndrotje a munde te me jepi pershkrimin e semundjes???
    Po I thot dr.munde te operohesh edhe tjter Kunder,por nga dr .I glaucomes,
    (Ne jemi te hapure te vizitojme e mjekojm).
    Por spitali,kliinika te mos jete large vendbanimit tend ne Brooklyn.
    pacient u vizitua ne dy clinics te njohura ne Manhattan.At e pyrtej
    KUSH jane dr. qe te operojne.(ne 2007 dr kole dhe Lis ),ne vitin 2017
    Dr.than M. Radcliffe Md. New York Eye surgery ophthalmologists glaucoma.
    I thane per njrin qe e kishte dy stacoine autobuzi dr. Nathan Radcliffe sergen glaucoma dr .I terte I tij por qe ishte transferuare ne New York eye ,clinic center.Atje u operua me suksese ne te dy syte.
    Me vone u opera per Apendesite ne Montefiore & Eastein
    ein hospitals ne urgjen ne mes te naptes,ne urgjence dihet kushtet Jane te veshtira,por operacioni u krye ,nga ora 12.5. deri 2.35 am.(ne Salle moderne)
    Pas operacionit ndigjonte dhimbje por nuke u degjua zeri dhe nuke I besuane ,pase tre dite del nga spitali me garanci qe dhimbjet vazhdojn dhe me vone(“pacienti ju thote se nuke dua te rri ne spittle,por kame dhimbje “).

    Pas nje dite nga nje nje vrim e plages kullon lenge.
    Placenti beri antibiotike 3 dite ne vena etj.
    Pacinti I shoqeruare nga(pase daljes pare nga spitali )
    familja shkon tek dr general
    Dr. Mentor Sejdiu M.D.director group montefitre hospital
    E viziton e mjekon I jept antibiotike,i thote eshte infenture po nuke beri efekt per dy- tre dite, Shokn ne urgency.
    Pas dy dite
    shkon ne spitale atje infermjerja secretary e asistente Prof.dr.Haejien In
    ,sergeri I thote do tebejm antibiotike me serum dhe per dy dite sherohesh.Me optimizem pranoun.por ”Nga
    e thena ne bere eshte nje,,….”’ rruge shume e gjate e veshtie .test gjakut,marrja kampionite ne thellsi te plages sikut te cponte ne tru.
    Paseri skaneri.Do te operojm thane ne korridore.??????
    Jo more po ndofta shtohet infeksioni ish te nje dhome me dy krevate e ndane me Perde.
    Erdhi nje dr. I gjata tipe boksieri futi bisturin beri prerje,ne anen tjetre ishte nje dr .ngag
    mbiemri dukej rumune,pastroi me solutions e vuri fashe.
    Tani do shkosh ne pavione.Atje ishte krevati I perendorit,dhome me telefon ,TV. Televise e remote per thirr infermeret.

    Gjendje u rendua,u dobsua 20 P.ose rreth 10 Kg. diten e pare pas operacionit Nga gjysem kgr. diet tjera shkoj 1 kgr. Renjer drastike nga 152 kg arriti ne 132 kgr. Nje ore those kame beret me hanger mangoes.kudesi, mjkimi ne shtepi azhdoj me rigorozitet
    Filloj ngritja ne peshe fillomishte 250g. pasraj Ng a 500 gr.plaga mjekoje cdo diet me drenazhim deri 14 maje.
    Me 14 e mjekoj drHaejin In.dhe I dha drena me medicament qe bene masazh Brenda ne plage.Me 24 maj u mbyll plaga
    Me 4 qershore controll nga kater informer,dy dr.ja hoqen veshjen plages.
    Pase doli nga spitali shkoj teak klinika kardiologjikenper (Klondike me personel staf humane,moderne)tu kontrolluaren per ndonje ndryshum ne zemer.Pase testeve
    E visited dr. Prof .kujtim Balidoemaj MD tha gjithshka eshte ne rregulle.
    Po ashtu dhe me mjekun e pergjithshem dr .Mentor Sejdiu MD.
    Te dy me porositen ha-ushqeju, dhe hec,shetit.
    Gjat ksaj kohe njri sy ju nxi Kapaku late e poste -qerpiket.Me qene se u be marak shkoj ne vizite,nje dr. I dha antibiotic,por cur shkoj tek desk I thane ti ke relin,
    u shqetsua kusure? pervec glaucomes
    e dhe retina qe eshte film synit.
    Shkon te klinikbeye nje dr ,Diana Illisova M.D. D.O. beri analizat me kujdes,
    une thot nuke konstatoj por nuke jame specialiste,e retines por po te dergoj te nje dr. shqiotare eshte retinologe shume e mire.
    (me ndihmoj nje manazherenje
    From Kosova).Dr. Diana I jeep nje leter rekomandimi,dhe adresen telefonin.Pacientji lexon karakteristike -rezumen e Dr.ELONA
    Gavezi MD.
    Dr.Elona Gavazi MD.mbaruare universietin e tiranes,fakultetin e mjeksise,spcializure ne univ. e specializuare ne universities e spittle te ndryshme ne USA per r e t I e n (filmic I syrite).Eshte gezure shume qe nje Mrs. shqiptare esht specializure per retine per Syrian”- aparatin fotografik e vecanti per.” filmine apa
    paratus -retinen pjesen me te rendesishmevte syrite.
    Dr.Elona I beret
    disa teste ,fotigrfime e tomografi nje serum dhe ashtu i shpjegoj krejte
    Problemin,i k then ..dr Dina ka te drejte”,por nga qe ke tension Shenje I predispozure per tu semure,
    Ne do te punojm qe
    te stabiloizojm tension
    in.Ja I mirseardhure Kur te duashe ne manhatane Bronx,brooklyn cur te duashe…
    dr.Elona ishte shume e thjesht,e komunikushme,leviste me shpejtesi sa ne nje repartee ne tjetrin,fliste, Me pacientet English,spanishte,gjermanisht,italisht,albanian, ,Edhe gkat koridorite jepte kshilla.
    Me edhuroj nje lente elegant smadhuse.pacienti ju kishte kujaijtur me qene se merrej me pune shkencore ekspsrimente,prodhimine e hibrideve .Drejtori institutit biologic I Prodjhimit Fares hibride, Academic Hysen Laco I jeep nje lope te Vogel qe mbahej ne xhepin e Vogel te sahatit(nuk kishte askush ne ate kohe ne ate v.1969 ).
    Me qene se operaciioni kishte lodhja me dr .e tij gastrologiste, dr.Michal A.Antoine Md. p.c. vajti kerkoj takim, supervazja e ndihmoj jashte radhe,dr ish te informer nepermes compjuterit per operimin dhh infeksionkn,beri testin d he
    Visitem me streptoskop,,degjime,edhe ky I dha nje KURE per nje maje.dr shame I kujdeseshem.
    Dalim tek studimi , paralele duet e bashkpunimi I insrtituteve kerkimore shkencore ne bore eshte I domosdoshem,dhe me redness shame te madhe per zgjatjen e jetes ,lehtesimin e ksaj smundje shfarosese edhe shume aggressive.
    USA. Duhet jet e kryeqendra e gjith studimeve ,smundjeve kanceroze.
    Shkruhet e flitet qe fisa persona,klinika I Sherorojn dhe disa
    tip kanceresh

    ne shtetete Volga Si eshte shqiperia -shkodra,Maqedonia-Shkupi.

    Nuke duhet nenvleftsire dhe kete qendra te bashkpunohe e te ndihmohet e cfare eshte mire te apikohet e perversohet e zbatohet ne Shaklee te gjere.
    Test I njohure I ”biopsies e lengeshme”se per te dalloare disa lloje cancers nej fazat shume hershme eshte nje rreze drite per shpetimin e njerzimite.
    Dr Eric Klein, ne USA.per shume studime e kerkime per zbulimin te kancerit ne fazat e hershme,eshte nje zbulim e rendesishem ne Shaklle boterore.
    Por dhe organizimi e bashkpunimi shkencore hepe rrugelate me te shpejta dhe te Sigurta .
    Sikurt te studjoheshin edhe metadata bilkimike, combinera me billogjin ,duke perdorure Metoden ngjyruse,duke provuare kush nga perbersity kimik e ngjyrose mikrobin e kancerite qysh ne fazat e hershme,do te ish te me Pak i kushtushem dhe me e sakte diagnostikimi.Me gjithse Jo te gjitha qelizat kanceroze Kane natyre te njete reagimi biologjiko-kimike.
    Urojm suksese shkenvtarve e bashkpuntorve shkencore ne gjith Boten.
    Pershendetje

    Fatbardh Doci
    Scientific Collaborator
    New York
    June 9,2018

    Sot buxhetet e where’ve Jane te mbingarkura me Burchett e large te shpenximeve ushtarake,kozmike.

  3. fado says:

    Thank you for skic
    Fado

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje