Autizmi është një çrregullim i sjelljes që prek më shumë fëmijët meshkuj se femrat. Veprimet tipike përsëritëse, vështirësitë në ndërtimin e raporteve sociale, mungesa e interesit për të tjerët etj. shfaqen më shumë te djemtë se te vajzat, në një raport 4 me 1.
Pse vajzat preken më pak se djemtë nga autizmi?
Një studim i kryer në Universitetin e Milano-Bicoca konkludon se çrregullimet e spektrit autik prekin më pak vajzat për shkak të një predispozicioni të ndryshëm të trurit të tyre ndaj informacioneve sociale. Vajzat mund të kuptojnë gjestet, pasi i kushtojnë më shumë rëndësi gjuhës së trupit dhe e kuptojnë më mirë mimikën e gjesteve. Truri i femrave është gjenetikisht më i predispozuar për komunikim.
Studimi i publikuar në revistën “Neuroshkenca afektive dhe social-konjitive”, studiuesit kanë matur përgjigjet bioelektrike të 31 studentëve, 15 meshkuj dhe 16 femra, të cilët u vunë para aktorëve që kryenin gjeste të ndryshme, të cilave ata duhej t’u gjenin kuptimin.
Rezultatet treguan se vajzat përgjigjeshin më shpejt dhe nëse nuk shikonin fytyrën e aktorit, prapë përgjigjja rezultonte e saktë. Ndërsa te djemtë nuk ndodhte kjo.
Studimi konsiderohet një hap tjetër drejt kuptimit të bazave neurobiologjike të autizmit dhe manifestimeve të ndryshme që ai ka te dy gjinitë. (TemA TV)
Eshte interesante qe me pak preken vajzat…dhe kjo nuk u vu re qysh ne fillim te epidemise… ndoshta vajzat/femrat kane me shume imunitet dhe jane me te forta nga natyra se djemte/meshkujt….
–
Autizmi lindi dhe u shpik pas ndalimit te dhenies tek te vaksinave, dmth tre vaksina u bashkuan ne nje dhe eshte llogjike te mendosh qe tre vaksina pernjeheresh jane me shume nga cmund te perballoj nje bebe apo femije 2-3 vjecar. Si pasoje, trupi i femijes nuk e perballon dot. Thjesht keto jane mendimet e mia dhe nuk jam zeri i ekspertit apo mjekesise.
–
Ne Japoni vaksina treshe u terhoq dhe u ndalua per shkak te epidemise se shfaqjeve te Autizmit ne popullsine Japoneze.Ne Kube, ku vaksinat jepen teke, nuk ka shembuj te Autizmit ashtu si ishin pothuajse te rralla apo nuk egzistonin ne kohen e komunizmit ne Shqiperi.
–
Atehere si shpejegohet qe ne Amerike dhe Angli qekur vaksina u dha si treshe, tre vaksina ne nje, dhe jo me si me vehte plasi epidemia e Autizmit?
–
Ju qe keni bebe ,beni kujdes, vetem kur femija te arrije imunitet te plote apo focohet, 13, 14, 15 dhe 16 mund tja jepni , ndryshe kjo pune eshte llotari.