Pse vdesin shqiptarët?! Rriten vdekjet për 2017: “Zemra” dhe tumoret shkaktarët kryesorë

22 Maj 2018, 19:06Shëndeti TEMA

Grupsëmundjet e “aparatit të qarkullimit të gjakut” edhe për vitin 2017 vijojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në vendin tonë.

Sipas të dhënave të INSTAT, vdekjet janë rritur me 3.9% (22.232 vdekje të regjistruara) krahasuar me një vit më parë.

Brenda grupsëmundjeve që janë edhe shkaku më i madh i vdekjeve në vendin tonë  janë sëmundjet e enëve të trurit e më pas sëmundjet kronike të zemrës.

Në vitin 2017 niveli  i vdekshmërisë është 41,5 për 10 mijë banorë, duke shënuar një rritje prej 2,5 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Një tjetër grupsëmundjesh që ndikon në rritjen e vdekjeve janë tumoret. Ato zënë 16,4 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara.

Niveli i vdekshmërisë për këtë grup-sëmundje është 12,7 për 10 mijë banorë dhe ka një rritje prej 2,0 %, krahasuar me vitin 2016. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarrjes”, me 33,5 %.

Edhe pse nivelin më të lartë të vdekjeve e zënë ato për shkaqe natyrale me 90.1 %, vdekje të shumat në vendin tonë shkaktohen edhe nga aksidentet, me 2.1%.

Grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” është shkaku dominant i vdekjeve në të gjitha qarqet, por vlerën më të lartë të vdekshmërisë e ka qarku i Beratit me 61,7 % të numrit gjithsej të vdekjeve.

Ndërsa tumoret shkaktojnë mbi 13.0% të vdekjeve në secilin qark, por vlerën më të lartë të vdekjeve tumoret e shkaktojnë në qarkun e Shkodrës me 18.2%.(scan)

3 komente në “Pse vdesin shqiptarët?! Rriten vdekjet për 2017: “Zemra” dhe tumoret shkaktarët kryesorë”

  1. salileshi says:

    VDESIN se kancerin ja ka shpif saliu me PDne e antishqiptarve ka 25 vjet.

    1. shigjeta says:

      Nuk e di nese ia ka shpif Saliu me menyrat qe thua ti , por eshte e sigurt qe gjithe ato mbetjet radioaktive qe u varosen ne Shqiperi nga Europa ,mbas viteve 90-te nga te dy fuqite politike si nga socialistet e F.Nanos po ashtu dhe nga kryehajduti Sali Berisha , keto jane perfundimet , dhe ske para gje akoma , kot nuk qendron Shqiperia vendin e para ne Europe per kancer.

  2. IVONI says:

    .. PRA KETO JANE PASOJAT E DREJTIMIT TE KEQ TE NJE POPULLI TE PA FAJSHEM , NGA NJEREZIT E LIQ , QE J NXINE JETEN ..!.. A MUND TE RROJE NJERIU I MIRE NE MES TE FUKARALLEKUT , PISLLEKUT , MASKARRALLEKUT ..?!.. KUR VDES ENDRA , JETA NUK KA VLERE ..! .. LUFTE MENDORE , LIGJORE . SHOQERORE , PER TE MBAJTUR GJALLE SHPRESEN PER TE JETUAR ME DINJITET ..! .. “PALLATET SHUMEKATESHE ” NUK KANE VLERE , PA KRYEVLEREN E JETES , NJERIUN E MORALSHEM ,NJERIUN E BARAZISE SOCIALE ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje