Ja sëmundjet që parandalohen tek vajzat dhe gratë vetëm me një kontroll rutinë në Spitalin Amerikan!

8 Maj 2018, 12:32Shëndeti TEMA

Si vajzë, si grua, si nënë kujdesu për shëndetin tënd!

Një grua, nënë apo një vajzë e shëndetshme, duhet të ketë pjesë të rutinës së saj të kontrolleve të paktën njëherë në 6 muaj një vizitë tek mjeku gjinekolog.

Duhet të kryejë gjithashtu periodikisht egzaminimet që këta mjekë specialistë rekomandojnë, për të evituar që nga patologjitë më të thjeshta, sëmundjet seksualisht të transmetueshme e deri kancerin e qafës së mitrës i cili nëse nuk kapet në kohë mund të ketë pasoja fatale.

Mjekët e Spitalit Amerika pohojnë se janë me dhjetra rastet e vajzave dhe grave që neglizhojnë këto egzaminime duke dëmtuar rëndë shëndetin e tyre.

“Kemi raste të cilat paraqiten në spital me infkeskione shumë të rënda, pasi i kanë lënë për një periudhë të gjatë pa trajtuar,ashtu sikurse numri i atyre që kryejnë periodikisht pap-testin pas moshës 25 vjeç në Shqipëri mbetet ende i ulët.

Ekzaminimet duke filluar nga vizita e thjeshtë, ekot e barkut apo vaginale si dhe pap-testi, janë shumë të rëndësishme për t’i garantuar grave dhe vajzave ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit riprodhues e sekual”, shprehen mjekët gjinekologë të Spitalit Amerikan.

Ata pohojnë se një grua e shëndetshme mund të sjellë në jetë një një bebe të shëndetshme ndërsa pohojnë se rastet e çifteve që nuk sjellin dot në jetë një fëmijë në momentin që duan, pikërisht si pasojë e patologjive që mund të ishin evituar janë gjithashtu jo të pakta.

Spitali Amerikan , duke i dhënë përparësi shëndetit të gruas, ofron paketat e kontrollit gjinekologjik, të cilat jo vetëm plotësojnë gamën e egzaminimeve të domosdoshme, por u ofrohën pacienteve edhe me çmime të reduktuara, pikërisht për t’i nxitur ato t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit të tyre riprodhues.

Mjekët gjinekologë nga ana tjetër insistojnë se kryerja e pap-testit mbi moshën 25 vjeç duhet të bëhet detyrimisht nga vajzat dhe gratë

.”Ky egzaminim mundëson parandalimin, por edhe kapjen në kohë të kancerit të qafës së mitrës i cili është i trajtueshëm në fazat e para dhe mund të jetë fatal nëse kapat në stade të avancuara”, sqarojnë mjekët e Spitalit Amerikan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje