Klonim në laborator, shkencëtarët krijojnë për herë të parë embrionin artificial

3 Maj 2018, 12:11Shëndeti TEMA

Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë një embrion në laborator pa përdorur spermën apo vezët.

Dy llojë qelizash staminale janë përzier bashkë për të dhënë një embrion në fazat e hershme të tij.

Kjo mënyrë jep mundësinë e krijimin e embrioneve identike, gjë që mund të përdoret për kërkime mjekësore.

Ky zhvillim pritet të hedhë dritë mbi një prej shkaqeve më të mëdha të infertilitetit, pamundësinë e embrionit për t’u krijuar në barkun e nënës.

Studiuesit thonë se teknika e përdorur me minjtë mund të çojë në krijimin e këtyre brejtësve pa përdorur mënyrën tradicionale të riprodhimit brenda 3 viteve.

Nëse do të aplikohet edhe për njerëzit, kjo teknikë do të bënte të mundur krijimin e një ushtrie klonësh.

Ekspertët thonë se përsosja e kësaj teknike për njerëzit mund të bëhet brenda 20 vitesh.

Profesor Nicholas Rivron i Universitetit të Maastricht-it, që drejtoi studimin, thotë se këto embrione mund të përdoren për qëllime kërkimore si testimi i ilaçeve apo kërkimet mbi infertilitetin.

Rivron thotë se nuk e përkrah idenë e riprodhimit njerëzor në këtë mënyrë.

“Është e diskutueshme në aspektin etik. Do të kishim klonë të dikujt që është ende gjallë. Klonimi njerëzor është tërësisht i ndaluar”, thotë ai.

Profesor Robin Lovell-Badge i Francis Crick Institute thotë se edhe pse ky eksperiment konsiderohet një hap i madh, lajmi i mirë është se ai nuk mund të aplikohet për riprodhim njerëzor. Të paktën për dy dekadat e ardhshme.

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje