Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Greqi, ku u prit nga homologu grek z. Andreas Ksanthos.
Dy Ministrat e Shëndetësisë firmosën në Athinë memorandumin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Me këtë memorandum bashkëpunimi hedhim një hap përpara për forcimin e ndërveprimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona. Më konkretisht, për shkëmbimin e përvojave në fushën e onkologjisë për fëmijët, për menaxhimit spitalor, për trajnimin e personelit shëndetësor dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në kuadër të projekteve rajonale në fushën e shëndetësisë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
“Kemi shumë gjëra që na bashkojnë dhe ky memorandum bashkëpunimi është një urë lidhëse për të intensifikuar bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, për trajtimin sa më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve tona, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, u shpreh Ministri I Shëndetësisë i Republikës së Greqisë, z. Andreas Ksanthos.
Takimi u zhvillua në spitalin Aghia Sofia të fondacionit “Elpida – Marianna V. Vardinoyanis”, ku u firmos një marrëveshje e rëndësishme për trajtimin e fëmijëve shqiptarë të diagnostikuar me leuçemi dhe tumore malinje, përmes binjakëzimit të spitalit Anghia Sofia dhe QSUT.
“Kjo marrëveshje krijon mundësinë për trajtimin në këtë spital të 6 fëmijëve shqiptarë në vit, të diagnostikuar me leucemi, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara që kanë nevojë për një trajtim më të specializuar”, tha Ministrja Manastirliu.
Presidentja e Fondacionit Elpida znj. Marianna V.Vardinoyanis garantoi mbështetjen për fëmijët shqiptarë, për trajtimin falas në spitalin Aghia Sofia në Athinë.
“Me këtë marrëveshje hapin një erë të re bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin te familjet këtej dhe andej kufirit se ka një shpresë për trajtimin e fëmijëve me kancer që kanë nevojë për transpalnt të palcës”, u shpreh presidentja e Fondacionit “Marianna V. Vardinoyanis”.
Ministrja Manastirliu falenderoi homologun grek dhe posaçërisht znj. Vardinoyanis, për mbështetjen e pakursyer për trajtimin e fëmijëve shqiptarë në spitalin Aghia Sofia.
Në fund të takimit dy ministrat e Shëndetësisë të Greqisë dhe Shqipërisë u vlerësuam me cmimin e solidaritetit për kontributin e cmuar në fushën e shëndetësisë.
Gjithmone na i kane hapur dyert gjitonet tane , si ne spitale ashtu edhe ne ditet e keqia te 90-es , spitali universitar i Janines ka dhene nje ndihme te madhe per shqiptaret pa bere dallime dhe pa i para nga ana ekonomike , edhe tani hapin prape dyert e spitaleve te tyre , dhe po te llogaritesh qe gjendja ekonomike e sistemit shendetesor te Greqiae nuk eshte ne nivelin e larte , per arsye te gjendjes se keqe ekonomike qe po kalojne fqinjet tane atehere nderi qe ata na bejne mer permasa te medha , tregojne se pervec diferencave qe kemi , gjitonet tane na jane gjendur gjithmone prane ………e kam shume te qarte qe dikujt nuk do ti pelqeje ,dhe do sulmohem me komentin tim , pak rendesi ka , rendesi ka tua njohim kete ” shtrirje dore per ndihme ” dhe te mos jemi bukshkeles …………..
Nga Gjirokastra, Permeti, Saranda, Tepelena …. niseshin nga c’do qytet 1 here ne 2 dite, nga 1 fugon me Shqipetar te vegjel dhe te ritur, qe kishin nevoje te benin c’do jave pastrim gjaku (emo-katharsi), ne spitalin e Janines
#####
Kjo gje per vite me radhe, akoma edhe sot.
#####
Ne 1997-n c’do dite niseshin te plagosur dhe te gjymtuar per ne Janine.
#####
Spitali Universitar i Janines ka shpetuar mijera jet Shqipetaresh.
Ai Spital duhet nderuar nga Shteti Shqiptar per kontribut te Larte ne sherbimin Humanitar.
Por nuk guxon as nje politikan Arnaut, se do ti presi koqet Sulltan Erdogani.
Se mos i mbetet hatri Erdoqenit mor aman
Ne vitet 1997 – 1999 Spitali i Janines ka shtruar dhe mjekuar nje numer shume te madh te semuresh shqiptare te plagosur nga armet dhe te semure rende. Kjo ndihme sa humanitare aq edhe bujare duhet te mbetet e paharruar ne historikun e marredhenieve te fqinjesise greko – shqiptare.