Studimi zbulon “armën sekrete” që fsheh sistemi imunitar

16 Prill 2018, 15:48Shëndeti TEMA

Sistemi imunitar i secilit prej nesh ka një “armë sekrete”. Janë antitrupat që ndodh të sulmojnë edhe vetë organizmin të cilit i përkasin. Shpesh të cilësuara si “fajtore” për sëmundjet autoimune si skleroza e shumëfishtë dhe artriti reumatoid, ato janë rivlerësuar si resurse ekstreme të sistemit imunitar kur dështojnë mbrojtësit e tjerë. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në revistën “Sciene”.

Studimi është kryer nga instituti australian “Garvan”.

Në kushte nomrale, antitrupat që lidhen me sëmundjet autoimune “vihen në gjumë” nga sistemi imunitar, i cili i “zgjon” vetëm në raste të veçanta.

Studiuesit thonë se ky zbulim ndryshon qasjen ndaj sistemit imunitar dhe funksionimit të tij. Deri më sot është besuar se antitrupat e dëmshëm eliminoheshin, por në fakt secili prej tyre është i çmuar kur është fjala për të luftuar një aggresion të jashtëm, si p.sh. sëmundjet e ndryshme.

Mënyra sesi funksionon në të vërtetë sistemi imunitar u zbulua nga një test i kryer me minjtë. Rezultatet treguan se antitrupat e përdorur si arma finale vendosen përkundër mikroorganizmave që kanë një aftësi të veçantë për t’u “maskuar” si virusi i HIV, i cili shkakton AIDS.  (TemA TV)

1 komente në “Studimi zbulon “armën sekrete” që fsheh sistemi imunitar”

  1. Alpet.al says:

    Vdeksha ne vend nese ndokush mund te kuptoje dicka nga perkthimi qe ka pretenduar te sjelle ketu, rezultatatet e studimit te institutit austalian “Garvan” per antirupat e sistemit autoimun te njeriut.
    Good luck next time!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje