Hygeia, një spital ku jo vetëm shpëtohet jetë por dhurohet edhe humanizëm

12 Prill 2018, 15:23Shëndeti TEMA

Mbulimi shëndetësor kudo, kurdo dhe për këdo mbetet një sfidë që has rezistencë të fortë në realitetin e vështirë të shëndetësisë shqiptare.Këtë e provojnë jo vetëm ata që kanë statusin e pacientit të mbrojtur dhe të orientuar më së paku, por edhe ata që janë pjesë e kujdestarisë së institucioneve të mirërritjes dhe zhvillimit më së shumti.

Fëmijët e Fashtrave SOS dhe ata të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, jo rrallë herë problemet e tyre shëndetësore i kanë adresuar dhe zgjidhur në dyert e këtij spitali. Nuk flitet për vëmëndje me fushata, që kanë qëllime mediatike, por për një vëmëndje të pandërprerë që nga dita kur ky spital ka hapur dyert.

Falë kontratave të bashkëpunimit mes spitalit Hygeia dhe këtyre dy institucioneve, fëmijëve ju sigurohet falas jo vetëm një kontroll mjekësor bazë i përvitshëm dhe mbulim për çdo urgjencë mjekësore që ata paraqesin, por mbulim të shpenzimeve edhe për ndërhyrje kirurgjikale të cilat kanë qenë të domosdoshme për shëndetin e tyre.

Në një letër falenderuese drejtuesja e fshtarave SOS në Shqipëri, znj Teuta Shkenza shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që spitali Hygeia u ka dhënë fëmijëve që rriten në këtë institcion, duke ju falur kështu sigurinë dhe qetësinë për rritjen e shëndetshme të fëmijëve që kanë në kujdestari .

“Ju falendërojmë thellësisht për ndihmën dhe bujarinë tuaj të madhe.Është kënaqësi shumë e madhe të njohësh Institucione si JU, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në mirërritjen dhe për një jetë më të mirë të fëmijëve pa kujdes prindëror. Ne ju falenderojmë shumë për mbështetjen e dhënë ndaj fëmijëve tanë sa here ka qenë e nevojshme.Shëndeti është shumë i rëndësishëm për ne dhe për këtë përpiqemi që të gjithë fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë. Falë Spitalit Hygeia, të gjithë fëmijët tanë marrin shërbime shëndetësore më të mira dhe ne e vlerësojmë shumë këtë ndihmë dhe ju falenderojmë nga thellësia e zemrës”- shkruhet në mesazhin drejtuar znj. Maria Driva, Drejtore Ekzekutive e këtij spitali.

Kjo ndihmë nuk është kufizuar vetëm tek këta fëmijë të ekspozuar ndaj problemeve ekonomike, sociale dhe psikologjike, por shtrihet edhe te fëmijët me nevoja të veçanta siç janë ata me sindromën Down.

Falë një marrëveshje që Hygeia ka prej vitesh me Fondacionin “Down Syndrome Albania”, spitali Hygeia ka ofruar shërbime mjekësore falas, përfshirë këtu edhe ndërhyrja kirurgjikale kjo me synimin e vetëm për të lehtësuar sadopak ekonomikisht familjarët e individëve me sindromën Down si dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor shëndetësor për ta.

Humanizmi dhe bujaria ndaj kategorive të ndjeshme të shoqërisë, e ka burimin në filozofinë e punës dhe misionit të këtij spitali, i cili nuk shfaqet aspak indiferent kur nevoja e tyre troket në derë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje