Një nga kompanitë më prestigjoze ndërkombëtare dhe me garanci absolute në fushën e asistencës shëndetësore e më gjerë, “Balkanwide Assistance”, vlerëson spitalin “Hygeia” në Shqipëri si një ndër ofruesit më profesional të shërbimeve mjekësore në vend.
Kompania “Balkanwide Assistance”, në një letër falenderimi drejtuar spitalit “Hygeia”, shpreh mirënjohjen dhe kënaqësinë për shërbimet e marra ndër vite për pacientët dhe familjarët e tyre.
Kompania veçon faktin se ky spital ka përmbushur me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë shërbimet mjeksore për çdo pacient të referuar prej tyre. Pacientëve, të cilët kanë patur nevojë për ndihmë mjeksore, ju është dhënë nga Spitali Hygeia shërbim cilësor dhe në kohë (i shpejtë), shërbime të tilla si urgjenca mjekësore dhe transport pacientësh, ekzaminime diagnostike dhe trajtuese, shoqëruar gjithmonë me raporte mjekësore të detajuara dhe të sakta.
“Falë shërbimit tuaj të shpejtë, të dobishëm dhe efikas, në çdo rast kur pacientët tanë kanë patur probleme shëndetësore, ne kemi mundur të organizojmë në kohë të gjithë ndihmën e duhur dhe të nevojshme mjekësore. Gjithashtu, falë jush, ne kemi mundur të mbajmë klientët e kompanive të sigurimeve brenda afateve me mbulim mjekësor adekuat dhe kosto të përshtatshme”- thuhet në mesazhin falenderues drejtuar Spitalit “Hygeia”.
“Balkanwide Assistance”, me qendër në Serbi, menaxhon një rrjet partneriteti që është aktiv 24 orë në 24, në 7 ditë të javës, në territoret; Kroaci, Serbi, Kosovë, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri.Partneriteti me spitalin “Hygeia” ka ardhur falë përgjigjes së shpejtë dhe cilësisë së shërbimeve që ky spital ka siguruar ndër vite për pacientët e kësaj kompanie kudo që ata kanë qënë.