Të pish një gotë alkool në ditë mund të të shkurtojë jetën, sipas një studimi të ri në Britaninë e Madhe.
Studimi është kryer në 600.000 konsumues të alkoolit, dhe zbuloi se 5 në 10 konsumatorë në javë ishin të predispozuar t’u shkurtohej jeta me 6 muaj.
Kjo lidhet me sasinë e lartë të konsumimit të alkoolit dhe për ata që konsumojnë 18 pije e më shumë, mund të humbasin deri në 5 vjet jetë,raporton BBC.
Ekspertët thonë se kjo hedh poshtë idenë se pijet e lehta bëjnë mirë. Shkencëtarët, të cilët krahasuan shëndetin e njerëzve që nuk konsumojnë alkool me ata që konsumojnë në 19 vende, llogaritës sa jetë mund të humbasin nëse pijnë të njëjtën sasi alklooli për pjesën tjetër të jetës, duke nisur nga mosha 40 vjeç.
Gjithashtu shkencëtarët thonë se konsumimi i alkoolit rrit rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Të konsumoje alkool ulte rriskun jo fatal të sëmundjeve të zemrës, por shkencëtarët thonë se një “përfitim” i tillë u sfumua duke parë rriskun e lartë të formave të tjera të sëmundjeve të zemrës.
Studimet e mëparshme sugjeronin se vera e kuqe është e mirë për zemrën, por ka disa shkencëtarë të cilët mendojnë se janë ekzagjeruar. Ata zbuluan se njerëzit që pinë ekuivalentin e rreth 5-10 pije në javë mund të shkurtojnë jetën e tyre deri në gjashtë muaj.
Një studim tjetër në Danimark gjeti se pirja e tri deri katër herë në javë ishte e lidhur me një rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2.
“Ky studim bën të qartë se në bilanc nuk ka përfitime shëndetësore nga pirja e alkoolit, gjë që zakonisht ndodh kur gjërat të duken shumë të mira për të qenë të vërteta“, tha Tim Chico, profesor i mjekësisë kardiovaskulare në Universitetin e Sheffield, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.
Edhe pse sulmet jo-fatale në zemër janë më pak të mundshme në njerëzit që pijnë, ky përfitim është i mbytur nga rritja e rrezikut të formave të tjera të sëmundjeve të zemrës duke përfshirë sulmet fatale dhe goditjet në zemër.
Kufijtë e rekomanduar në Itali, Portugali dhe Spanjë janë pothuajse 50% më të larta se udhëzimet e Mbretërisë së Bashkuar, dhe në SHBA kufiri i sipërm për meshkujt është pothuajse dyfishi i kësaj.
Por Victoria Taylor, dietiste e lartë në Fondacionin e Zemrës Britanike, që pjesërisht financoi studimin, tha se kjo nuk do të thotë që Mbretëria e Bashkuar “duhet të mbështetet në dafinat e saj”.
“Shumë njerëz në Britani të Madhe pinë rregullisht atë që është e rekomanduar“, tha ajo.
Gjithmonë duhet të kujtojmë se udhëzimet e alkoolit duhet të veprojnë si një kufi, jo një objektiv, dhe të përpiqen të pijnë shumë nën këtë prag.
Dr. Angela Wood, nga Universiteti i Kembrixhit, autori kryesor i studimit, tha: “Mesazhi kryesor i këtij hulumtimi është se nëse pi alkool, pij më pak që mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë dhe të ulni rrezikun e disa kushteve kardiovaskulare.” (TemA TV)
E keni perkthyer gabim.
Shkurtimi I jetes ndodh kur pi me shume sesa masa e lejuar.
Pirja ne masen e lejuar nuk shkaton shkurtim jete.
Shkoni e flisni pak me ata qe kane pire raki e vere te mire……………………………….
O KAZAAAAAAAAAAAAAAAAAAAN