VIDEO/ “Krenar për mjekët shqiptarë", Dr Arben Beqiri realizon operacionin e rrallë në QSUT

28 Prill 2018, 22:10Shëndeti TEMA

Për herë të parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndodhi   rezeksioni i kancerit të zorrës së trashë me laparoskopi.

Operacioni u drejtua nga doktori i njohur Arben Beqiri i cili e realizoi me sukses duke prezantuar për herë të parë në QSUT dhe në mbare sistemin publik shqiptar një teknikë kirurgjikale të avancuar në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

Data e Nderhyrjes Kirurgjikale: 13 Prill 2018 Koha: 10.35 deri 13.50 kohezgjatja 3 ore dhe 15 min,” shkruan profesor Arben Beqiri në operacionin e transmetuar në YouTube.

Ndërkohë në operacion asistoi edhe ekipi i mjekëve i përbërë nga: Devid Belalla, Mikena Sotiri dhe Arben Kërciku, që u kryesuan nga Beqiri.

Ky operacion është vlerësuar nga një sërë figurash të rëndësishme ku edhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili shkroi se ishte “krenar per mjeket shqiptare dhe talentin e tyre”.(TemA)

 

5 komente në “VIDEO/ “Krenar për mjekët shqiptarë”, Dr Arben Beqiri realizon operacionin e rrallë në QSUT”

  1. selfo says:

    C’na hapni barkun me vleresimet e Tit Vasilit !
    Ceshte Vasili autoritet shkencor ne mjekesi, kirurg ne fame brenda e jashte vendit ?!?!
    Eshte nje hajdut qe sla gje pa bere deria sa e solli ne piken zero mjekesine shqiptare.
    Na prishet kenaqesine e punes me duar te arta te Benit.
    Megjithate urime Arben, ec perpara shoku mos u merr me plehrat.
    BRAVO !

  2. pap says:

    Sigurisht qe duhet te jemi krenare per kirurget qe kryen nderhyrjen, por edhe per QSUT qe krijoji mundesine qe kjo nderhyrje te kryhet edhe ne Shqiperi. Vetem se duhet te jeni pak me te permbajtur dhe inteligjente. E para, kjo nuk eshte nje “nderhyrje e rralle” sic pretendoni ne shkrim. E dyta, gjykimi mbi “suksesin” e nderhyrjes nuk behet sic ketu, duhet ta beje nje trupe shkencore dhe kerkohet pak “kohe”, sepse dardha e ka bishtin mbrapa thote shprehja. Sdq, urime te sinqerta mjekeve!!!

  3. Prof.asc.A.Dangellia.Psikiater says:

    Suksese te metejshme Prof.Benit dhe stafit te tij.

  4. Dritan Spahiu says:

    Urime Dr. Beni.

  5. Aleksander Thaka says:

    Doktor Arben Beqiri ji vetem na ben krenarë por veçanërisht e falënderoj per ate që i beri familjes time Doktor te jam shumë mirënjohës dhe sikur Shqipëria të kishte njerez si ai do ishte shumë ndryshe URIME Doktor Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje