Zbulimi: Dy hormone te njeriu luftojnë efektivisht obezitetin dhe diabetin

6 Maj 2018, 10:50Shëndeti TEMA

Shkencëtarët kanë krijuar një teknikë të re që studion hormonet dhe mënyrën në të cilën ato ndikojnë te komunikimi i organeve dhe indeve me njëra-tjetrën. Metoda e re ka bërë të mundur zbulimin e dy hormoneve që luajnë një rol të rëndësishëm te probleme shëndetësore si diabeti i tipit 2, obeziteti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit zbuluan dy hormone të quajtura notum dhe lipokainë-5, që nxisin aftësinë e trupit për të djegur yndyrnat.

Gjatë eksperimenteve me minjtë, lipokaina-5 u vu re se parandalonte zhvillimin e diabetit dhe e kuronte atë në rast se ishte shfaqur.

Gjithashtu, lipokaina-5 rrit aftësinë e indit muskulor për të metabolizuar dhe përthithur lëndët ushqyese, duke ulur kështu rrezikun e obezitetit dhe diabetit.

Këto zbulime të reja i ndihmojnë mjekët të kuptojnë më mirë mekanizmat që qëndrojnë pas obezitetit dhe faktorët e riskut për sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Studime të tjera më të thelluara do të përqendrohen te fakti se si hormone e identifikuara së fundmi te njeriu komunikojnë mes llojeve të ndryshme të indeve. Eksperimente të tjera do të zhvillojnë metoda të reja të vlerësimit të komunikimit mes indeve në varësi të etnive dhe sëmundjeve nga të cilat vuajnë njerëzit. Objektivi më shpresëdhënës mbetet përdorimi i këtyre hormoneve si bazë për medikamente, sidomos ato që frenojnë obezitetin dhe diabetin e tipit 2.

Studimi është kryer në Marcus Seldin, profesor i gjenetikës njerëzore; dhe David Geffern, studiues postdoktoral në Shkollën e Mjekësisë UCLA. /  Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

5 komente në “Zbulimi: Dy hormone te njeriu luftojnë efektivisht obezitetin dhe diabetin”

  1. popull says:

    Falenderoj shkencetaret per kete zbulim per te miren e njerezimit ,se diabeti eshte semundja e shekullit ku eshte prekur gati 90 perqind e popullsise ne te gjithe boten , por kur do te filloj te aplikohet ?

  2. pro says:

    ..por kur {apo kurre nuk}do te vihen ne zbatim..?

  3. Nemezi says:

    Po sa vjet ka qe jane zbuluar keto hormonet? Apo e diel sot e nuk keni lajme taze

  4. beni says:

    Diabeti si Aids për të reduktuar popullsinë!!!!
    Edhe sikur të dal gjë e re e para mund të dytën esht biznes që nuk mundet të prishet!

  5. enter"" says:

    Te gjitha keto studime fatkeqesisht nuk do cohen me tej sepse industria e madhe farmaceutike e mbeshtetur nga gjakpiresit amerikane nuk do u lejoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 100cm

    YourDoll JP 良いウェブサイト!私はそれが私の目にシンプルであり、データがうまく書かれている方法が本当に大好きです。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje